Miti 1: Nëse jeni i zoti në punën që bëni, do të promovoheni
Ju punoni shumë dhe si rrjedhim meritoni të promovoheni. Por fatkeqësisht, kjo nuk është mënyra në të cilën bota e punës funksionon, shprehet Lori Scherwin.
Të jesh i aftë në punën që bëni, nuk do të thotë që ju jeni i aftë për të menaxhuar persona të tjerë.Një mënyrë shumë e thjeshtë është që ju të përqendroheni në detyrën e radhës dhe të tregoni të gjithë impenjimin e mundshëm për ta realizuar atë sa më mirë.
Fakti që ju jeni një punonjës shumë i aftë nuk do të thotë që ju mund të bëheni edhe një menaxher shumë i mirë.
Miti 2: Gjithçka fillon në moshë të re
Edhe nëse ju keni vite që punoni në një sektor të caktuar por nuk keni arritur kulmin e suksesit tuaj, mos mendoni qoftë edhe për një sekondë të vetme se ju jeni vonë.
Sipas Shefali Rainas, ideja që ju duhet ta filloni karrierën tuaj në një moshë të re është thjesht një mit i gabuar dhe madje një prej më të rrezikshmeve, sepse nëse besoni në një mit të tillë, atëherë ju edhe nëse mendoni që jeni i aftë për të pasur sukses në një fushë të caktuar, nuk do të ndërmerrni guximin për të provuar vetëm e vetëm sepse jeni në një moshë të madhe.
Miti 3: Nëse doni të keni sukses, në jetën tuaj duhet të ketë vend vetëm për punën tuaj
Ekziston një mit shumë i gabuar në lidhje me personat e suksesshëm.
Për të qenë i suksesshëm duhet t’i përkushtohesh vetëm jetës profesionale, gjë kjo e cila është shumë e gabuar. Një person nuk mund të jetë kurrë i suksesshëm nëse nuk balancon jetën profesionale me atë personale
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...