Çifti suedez do të hap një restaurant të veçantë që do të shërbejë vetëm një mysafir në ditë.
Vetë emri i restaurantit One Stop Shop flet për konceptin e restaurantit që do të hapet me 10 maj në Vermland, rreth 350km nga Stokholmi, transmeton portal arbresh.info
Restoranti, i cili do të përbëhet nga një tavolinë dhe një karrige, do të vendoset në mes të livadhit dhe do t’i ofrojë mysafirit mundësinë për të ngrënë në diskrecion të plotë, raporton CNN.
Ramus Person dhe Linda Carlson thanë se ata do të jenë në gjendje që të plotësojnë të gjitha kushtet e mysafirit, ndërsa theksuan se vëzhguesit nuk do të lejohen të hyjnë.
“Ne duam që mysafirët të shmangin ndjenjën e vëzhgimit ndërsa hanë. Të gjithë kalojmë në periudha të vështira dhe ka njerëz që kanë humbur punën e tyre, të dashur dhe madje edhe arsye”, tha çifti suedez.
Ideja për hapjen e këtij restauranti erdhi pasi njerëzit përkundër pandemisë dilnin në turmë, duke rrezikuar shëndetin.
Restoranti do të jetë i hapur deri më 1 gusht./arbresh.info/
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...
Pesë vite nga tërmeti i 26 nëntorit, buxheti ka ende 50 mili...