Rritja e çmimit të karburantit mund të përkeqësojë shëndetin fizik dhe mendor të njerëzve, ka gjetur një studim i fundit anglez.
Studiuesit kanë hartuuar se si varfëria e karburantit, mungesa e pamjaftueshme për të ngrohur shtëpinë, ndikon në shëndet dhe mirëqenie, transmeton portal arbresh.info
Ata kanë gjetur se paaftësia për të mbajtur shtëpinë ngrohtë ndikon në nivelin e kënaqësisë së jetës së përditshme.
Por, përpos ndikimin mendor, kjo ka ndikim edhe në shëndetin fizik, duke shkaktuar kështu nivel të lartë të inflamacionit, të matura nga fibrinogjeni, një biomarker me bazë gjaku.
Dr Apostolos Davillas, nga Shkolla Mjekësore Norwich e UEA, tha: “Ne e dimë se ekspozimi ndaj temperaturave të ftohta shoqërohet me rritjen e presionit të gjakut, inflamacionin dhe rrezikun e vdekshmërisë kardiovaskulare, pavarësisht nga mosha apo gjinia. Por, deri me tani studimet për shëndetin mendor mbi mungesën e karburantit kanë qenë të pakta”.
Studimi është kryer me mbi 6 mijë pjesëmarrës dhe u eksploruan lidhjet mes varfërisë së karbuarantit dhe rezultatet e mirëqenies, shkruan itv, transmeton portal arbresh.info
Ata studiuan gjithashtu ‘biomarkerët’ e rritur të qarkullimit të gjakut, shënues tregues të infeksionit ose inflamacionit, të cilët janë një masë objektive e shëndetit, ndërsa u treguan të kujdesshëm për t’u përshtatur edhe me faktorë tjerë si pirja e duhani, dieta dhe ushtrimet fizike./arbresh.info/
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...