Studimi i ri tregon se një e pesta e të rriturve janë të liidhur më shumë me nënën se sa me babain

10:36 | 5 Nëntor 2021
Trina Galanxhi

Nëse një fëmijë edhe një prind kanë kontakte më pak se një herë në muaj dhe nuk janë emocionalisht të afërt, atëherë sociologët thonë se kjo ka të bëjë me tjetërsim.

Sipas një studimi të fundit të kryer në Gjermani, është gjetur se të rriturit fillimisht largohen nga babai gjatë jetës së tyre, transmeton portal arbresh.info

Sociologët nga universitetet gjermane përpunuan të dhëna për familjet gjermane nga viti 2008 deri në 2018 dhe përfshinin më shumë se 10,000 njerëz. U zbulua se 20 për qind e fëmijëve të rritur përjetuan fazën e tjetërsimit nga babai, që është më shumë se dyfish në krahasim me nënën, ku tjetërsimi është vetëm 9 për qind.

“Kur një fëmijë dhe një prind kanë kontakte më pak se një herë në muaj dhe nuk janë emocionalisht të afërt, atëherë flasim për tjetërsim”, thuhet në studimin e kryer nga Oliver Aranz Becker, profesor në Universitetin e Halle-Wittenberg.

Pesë mënyra për të rritur një fëmijë siç duhet

Kontakti përfshin vizita, letra, telefonata dhe më shumë, shpjegon Aranz Becker.

Sipas Profesor Carsten Hank nga Universiteti i Këlnit, arsyeja pse fëmijët e rritur largohen nga babai dhe jo nga nëna ka të bëjë me raportin që është shumë më i fortë me nënën sesa me babain.

Rreziku i tjetërsimit rritet në familjet ku njëri prind vdes.

“Kjo është e habitshme. Dikush do të mendonte se lidhja me prindin e mbetur që është ende gjallë do të forcohet, por në shumicën e rasteve kjo lidhje dobësohet”, tha Aranz Becker.

Përqindja e tjetërsimit rritet edhe në rastin e divorcit të prindit, veçanërisht kur njëri prind ka partnerin tjetër. Nëse marrëdhënia e fëmijës me partnerin e ri të prindit është e keqe, ai ose ajo shpesh largohet nga prindi biologjik, zbuluan sociologët në hulumtim.

Studimi është botuar në revistën Journal of Marriage and Family./arbresh.info/

Të ngjashme