Gratë ruajnë dhe bartin ADN nga çdo burrë me të cilin kanë marrëdhënie seksuale, sipas një studimi të ri në Universitetin e Seattle dhe Qendrën e Hulumtimit të Kancerit Fred Hutshinson.
Studimi, i cili e zbuloi rastësisht këtë informacion befasues, në fakt për synim kishte të përcaktonte nëse gratë shtatzëna me djalë mund të jenë më të predispozuar ndaj sëmundjeve të caktuara neurologjike që ndodhin më shpesh te meshkujt, transmeton Express.
Por, derisa shkencëtarët e studiuan dhe analizuan microchimerismin e fshehtë mashkullor në trurin e femrave, apo me fjalë të tjera, prezencën e ADN-së mashkullore me origjinë nga një individ tjetër, që gjenetikisht dallon nga qelizat që e përbëjnë pjesën e mbetur të gruas.
Sipas studimit: “63% e femrave (37 nga 59) kanë rezultuar me microchimerism të fshehtë mashkullor në tru. Microchimerismi ishte prezent në rajone të shumta të trurit.”
Pra 63% të grave bartin qeliza të ADN-së mashkullore që jetojnë në trurin e tyre. Prandaj edhe hulumtuesit kanë dashur të dinë se nga vinin ADN-t mashkullore në trurin e tyre.
Kujt i bën të hamendësojë? Nga baballarët e grave? Jo, ADN-ja e babait tuaj kombinohet me atë të nënës suaj për të krijuar ADN-n tuaj të veçantë. Prandaj, nga ku tjetër mund të vijë?
Përgjigjja është seksi me burrat.
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...