Google ADS

Studimi gjenetik sqaron se pse Europa po mbushet me biondina

12:05 | 20 Qershor 2020
Trina Galanxhi

Një studim gjenetik që kishte për bazë analizën e pigmentimit, ka studiuar rreth 300 mijë njerëz me origjinë nga Europa dhe ka gjetur se ka më shumë gra biondina, në krahasim me burrat.

Ata zbuluan 124 gjenet e reja që luajnë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e ngjyrës së flokëve të njeriut, transmeton portal arbresh.info

Autorët e studimit, botuar në revistën Nature Genetics, nuk janë të sigurt pse ka dy herë më shumë bionde në këtë kohë, sesa kishte para disa vitesh, ndërsa e quajnë atë ‘enigmë intriguese’.

Ata zbuluan se burrat me origjinë europiane kishin tre herë më shumë gjasa që të kishin flokë të zinjë në krahasim me gratë.

Profesor Tim Spector nga King’s College në Londër për BBC tha se ‘në fillim menduam se ishte devijim, por më pas kuptuam se është një mister’.

“Ne mendojmë se ka të bëjë me gratë që tërhiqen nga burrat zeshkanë dhe anasjelltas, por nuk mendojmë se gjenet kanë ndryshuar. Për disa arsye gjenet që ndikojnë në ngjyrën e flokëve qëndrojnë te gratë, por zhduken te burrat”, tha ai.

Pra, ka po aq të ngjarë që bjondet të lindin një vajzë apo djalë bjonde, por djemtë nuk i mbajnë flokët e tyre gjenetikisht bjonde kur rriten. Ndryshimet në shprehjen e gjenit, ‘e tyre ose e mbyllur’ e tyre, studiohen nga disiplina shkencore e epigjenetikës.

Sipas Spector kjo mund të ketë edhe një arsye evolucionare, sepse besohet se biondinat kanë më shumë sukses me burrat me flokë të errët.

“Ekzistojnë shumë spekulime, por ato hapin një fushë krejt të re të kërkimit dhe studimit në lidhje me faktin se përse gjenet manifestohen ndryshe te burrat dhe gratë, cili është motivi për këtë dhe nëse ka ndonjë ndryshim të kohëve të fundit kulturore,” përfundoi ai./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme