Nëse nuk e doni punën që bëni, ju mund të keni rrezik të shtuar për sëmundje të zemrës.
Sipas një studimi të ri që u publikua në “International Journal of Environment Research and Public Health”, të pasurit një punë që e urreni është gjë e keqe për zemrën tuaj dhe jo vetëm.
Pjesë e hulumtimit ishin 400,000 punëtorë amerikanë dhe ka zbuluar se ata që punojnë në punë ku nuk u besojnë shefave janë më të prirë të pinë duhan dhe të vuajnë nga shtypja e lartë e gjakut, diabeti, obeziteti, kolesteroli i lartë, etj.
Në esencë, kjo nënkupton se nëse e keni një shef që nuk ju respekton apo nuk ju trajton barabartë atëherë jeni më të prirë t’i përjetoni faktorët e rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare – ku këto sëmundje janë shkaktari numër një i vdekjeve në botë, transmeton klan kosova.
Kjo pjesërisht ka të bëjë me metodat e pashëndetshme që këta i njerëz i zgjedhin për ta ballafaquar stresin, siç është ushqimit i dobët dhe pirja e duhanit.
Stresi po ashtu ka ndikim të madh sepse shpie në rritje të shtypjes së gjakut – e cila është një faktor tjetër i rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare.
Nëse nuk kujdeseni për veten – sëmundjet e zemrës mund të shpijnë në sulme të zemrës, sulme të trurit dhe vdekje.
Qeveria i ndan 100 mijë euro për familjen e Enver Hadrit
Driloni e përqafon Sarën, ndërsa i kërkon t’i besojë që nuk ...
Qeveria rrit pensionet për invalidët, veteranët dhe pjesëtar...
Man City ka rënë dakord për dy përforcime në janar, do të sh...
Kryesuesi dhe anëtarët e KQZ-së takohen me Misionin Vëzhgues...
Prishtina nënshkruan marrëveshjen për gjobat dixhitale të tr...