Google ADS

Studim: Kjo është mosha ideale kur një mashkull mund të bëhet baba

08:09 | 8 Tetor 2017
Arbresh.info

Të jesh baba është një eksperiencë që do të ndryshojë tërësisht jetën e një burri, i cili ndryshe nga nëna përballet me ndryshimet psikologjike dhe fizike vetëm pas lindjes.

Pra nëse nëna fillon të pësojë ndryshime edhe gjatë shtatzanisë, babai do të kuptojë se jeta e tij ka ndryshuar fizikisht (do të flejë më pak, do të ketë më tepër lodhje etj) dhe psikologjikisht vetëm kur të marrë në dorë beben e vogël. Në lidhje me përshtatjen e mirë të babait me këtë rol të ri do të ketë një rëndësi të madhe edhe nëna, shkruan pernenat.al.

Cila është mosha e duhur për t’u bërë baba? Nuk mund të themi se ka një moshë të përkryer në mënyrë absolute për t’u bërë baba, por sipas disa studimeve ka një periudhë në jetën e burrit gjatë së cilës eksperienca e të qënit baba i ri do të përjetohet në mënyrë më pozitive. Sipas London school of economics dhe Canada Western University, mosha më e mirë për t’u bërë baba është nga 35-49 vjeç. Këtë përfundim e nxorrën duke analizuar disa çifte. Sipas tyre ata që kanë sjellë në jetë një fëmijë nga mosha 23 deri 34 vjeçare do të kenë një rënie të entuziazmit të prindërimit pas vitit të parë të lindjes, ndërsa ata që sjellin në jetë një fëmijë nga mosha 18 deri 22 vjeçare do të kenë një rënie të entuziazmit menjëherë pas lindjes.
Sipas ekspertëve këto 4 vite do të jetë gjithashtu më të përshtatshmet edhe sepse babai i ri fillon të ketë mbi supe përgjegjësi të reja të cilat në këtë moshë e bëjnë të ndihet më mirë dhe më të suksesshëm. Kjo pasi në këtë periudhë ata do të kenë më tepër mundësi të jenë të realizuar në karrierë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme