Sipas një studimi të kohëve të fundit të kryer nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti Kanadez i Calgary, ka gjetur se stresi është ngjitës.
Me pak fjalë, stresi mund të transmetohet te personat tjerë, transmeton portali arbresh.info
Për të arritur në këtë përfundim, hulumtimi i botuar në “Nature Neuroscience” ka kryer disa eksperimente në çiftet e minjve laboratorike. Eksperimenti është kryer duke hequr njërin nga minjtë nga kafazi dhe duke vështruar se si ndikonte stresi në minjtë përreth.
Në këtë mënyrë studiuesit kanë theksuar se stresi i përjetuar në lëkurë, rrit nivelin e kortiokosteronit.
Përveç kësaj, studiuesit vunë re se neuronet që kontrollojnë përgjigjen e trurit ndaj stresit tregojnë ndryshime në partnerët e padëshiruar.
Nga pikëpamja etiologjike, kjo mund të spjegohet se njëri nga partnerët e mbetur vetëm alarmohet dhe kështu ndan stresin e tij me anëtarët e tjerë të grupit.
Edhe njerëzit që qëndrojnë pranë personave tjerë të stresuar mund të stresohen lehtë./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...