Stina e verës sjell më pranë pushimet, relaksin dhe argëtimin, por nuk është kështu për të gjithë.
Studime të ndryshme kanë arritur në përfundimin se temperaturat e larta, zgjatja e ditës, pushimet jo mjaftueshmërisht të gjata, ndikojnë negativisht në gjendjen shpirtërore të shumë njerëzve.
Një grup studiuesish europianë, pas një studimi të kryer pak kohë më parë, arritën në përfundimin se në gjendjen psikologjike të njerëzve ndikojnë gjashtë faktorë të ndryshëm si, temperatura, era, rrezet e diellit, reshjet, presioni i ajrit dhe kohëzgjatja e ditës.
Kjo ndjesi e krijuar prej stinës, që në psikologji njihet si “S.A.D” (Seasonal Affective Disorder. Shqetësime ndjesore sezonale), shfaqet më së shumti në fillim të stinës, pasi trupi i njeriut e ka më të vështirë përshtatjen.
Njerëzit të cilët ekspozohen jo mjaftueshëm në diell mund të përjetojnë edhe ndjesi depresioni, ndërsa ata që ekspozohen mjaftueshëm mund të ndjehen të lumtur.
Por, asnjeherë nuk duhet të marrim për të mirëqenë lidhjen e motit dhe humorin tonë.
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...