Stilistja nga Kosova, Lirika Matoshi, nuk ka shumë kohë që dizajnon gete me rrjeta të cilat janë shumë të veçanta, si për nga dizajni e deri tek mënyra e punimit.
Puna e Matoshit ka ‘rrëmbyer’ vëmendjen edhe të faqes së Facebook-ut “INSIDER style”, një faqe që merret kryesisht me modë.
Ata kanë bërë një video për të duke treguar gjithë punën e saj, njofton klan kosova. “Kjo stiliste bënë gete me rrjet që janë shumë magjepse” “Lirika Matoshi i qëndis gjithë rruazat vet”. Më pas në këtë video është edhe një intervistë e shkurtër e Matoshit, ku ajo tregon se si i erdhi ideja për këto dizajne.
“Kur për herë të parë e postova dizajnin e geteve në Instagram shumë njerëz më pyesnin se ku mund t’i blejë. Më shkruanin se janë shumë të bukura. Kishte njerëz nga gjithë bota. E kjo gjë më bëri shumë të lumtur”, ka thënë Matoshi për këtë faqe të njohur për modën.
https://www.facebook.com/thisisinsiderstyle/videos/258726831250550/
Robin Le Normand tejkalon lëndimin në tru
“Pse je në siklet me mua?” Sara-Drilonit
Anisa-Xhenetës: Askënd nuk e kam ofenduar, as s’kam prekur n...
Ndalohet “Mora Fjalë” në stadium, Shkurte Fejza dhe Lorik Ca...
Hamza: Një urë e re mbi Liqenin Akumulues të Mitrovicës ësht...
Aksioni i policisë në Pogradec, arrestohet një 65-vjeçar, iu...