Stërvitjet reduktojnë formimin e tumorit në gji

15:42 | 20 Shtator 2017
Arbresh.info

Stërvitja ka qenë prej kohësh e lidhur me rezultate më të mira për gratë me kancer të gjirit – dhe një studim i kohëve të fundit mund të shpjegojë pse.

Sipas studiuesve nga Danimarka, aktiviteti fizik që është mjaft i fortë për të shkaktuar frymëmarrje krijon një element kimik në trup, transmeton Klan Kosova.

Kjo liron komponimet e quajtur katekolamina dhe një në veçanti – epinefrin – ndihmon në shtypjen e rritjes së qelizave tumorale.

Ndërkaq autori i këtij studimi, Pernille Hojman, nga Universiteti i Kopenhagenit, tha se është e rëndësishme të theksohet se stërvitja dhe epinefrina nuk e parandaluan tërësisht formimin e tumorit, por shkaktuan një reduktim prej 50 përqind, transmeton Klan Kosova.

Kështu, trajnimi i ushtrimeve nuk mund të zëvendësojë terapinë kundër kancerit, por mund të jetë një strategji efektive mbështetëse, e cila përveç efekteve biologjike, gjithashtu është treguar të rrisë cilësinë e jetës së pacientit dhe ndjenjën e empoëermenit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme