Puçrrat e rinisë ose siç quhen ndryshe aknet përbëjnë një problem të madh të moshës së adoleshencës dhe jo vetëm të saj. Mendohet se në faza të ndryshme të jetës çdo njeri kalon një formë të rëndë ose të lehtë të acneve. Sot llogaritet se 80% e adoleshentëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kalojnë probleme të rënda ose mesatare të acneve. Në bazë të të dhënave të Institutit të Studimeve Dermatologjike në Tiranë kjo sëmundje zë 10 % të punës në shërbimin ambulator.
Acnet në thelb janë një sëmundje e gjëndrave të yndyrës. Duke qenë se përqëndrimi më i madh i këtyre gjëndrave është në fytyrë, gjoks edhe shpinë edhe semundja lokalizohet kryesisht në këto zona. Por për faktin se në fytyrë një gjendje e rëndë e acneve është e dukshme, fytyra është edhe zona që shqetëson të rinjte. Gjatë shfaqjes së tyre kemi një rritje të prodhimit të yndyrës. Kjo sasi e shtuar e saj që vështirësohet të drenohet dhe të dalë nga gjëndrat mbetet në grackë brenda saj. Duke ditur se gjëndrat drenohen nëpërmjet poreve të lëkures, ka rëndësi të kuptojmë se këto pore mund të jenë të hapura dhe formojnë ato që te gjithë i quajmë pika ta zeza, ose mund të jenë të mbyllura dhe formohen ato që quhen pika të bardha. Ky është edhe stadi i parë i acneve. Formë e lehtë me pika të bardha. Zhvillim i metejshëm i acneve me inflamacion, fillimi i mbushjes me qelb. Stadet e mëtejshme përfshijnë pustulat ose puçrrat me qelb të shkaktuara nga propinobacterium acne. Acnet zhvillohen edhe në në zonat me numër të rritur të gjëndrave të yndyrës si fytyrë, gjoks edhe shpinë. Cistet janë puçrra të mëdha, të thella dhe të dhimbshme.
Në përgjithësi gjëndrat e yndyrës janë nën kontrollin e hormoneve seskuale mashkullore. Duhet të kuptojmë se të gjithë njerëzit si femrat ashtu edhe meshkujt prodhojnë hormone si ato mashkullore ashtu edhe ato femërore. Në secilin person mbizotërojnë hormonet e seksit të cilit i përket. Kështu në disa raste te femrat shtohen hormonet mashkullore dhe kjo ndikon në zhvillimin e acneve. Një gjendje e tillë lidhet edhe me ato që quhen vezore policistike. Në shumicën e rasteve nuk ka ndonjë çrregullim të nivelit të tyre, por thjesht lëkura është më e ndjeshme ndaj këtyre hormoneve. Në raste të veçanta kemi edhe shkaqe të tjera siç janë produktet kozmetike, kimikatet, ilacet siç është kortizoni etj. Në këto raste largimi i shkakut sjell edhe shërimin e acneve. Eshtë e domosdoshme që në stadet fillestare individet t’i drejtohen dermatologut për të pasur rezultatin e duhur dhe të çlirohen nga ankthi i acneve.
Megjitha shkenca e dermatologjise ka arritur që ta zgjidhë këtë problem, ndaj nuk keni të vuani nga to, kur mund t’i trajtoni.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...