Buzë të çara, të thata e të zbehta…
Këto mund të jenë shenja të mungesës së vitaminës B, dehidratimit apo thjesht shtresëzimit të qelizave të vdekura. Nëse jeni të sigurtë që depozitat e vitaminës B nuk i keni të zbrazura në trup, atëherë bëni mirë të përgatisni në kushte shtëpie scrubin që do u rikthejë buzëve butësinë e ngjyrën e bukur natyrale. Nuk ka pse të harxhoni para në këto produkte, kur fare mirë mund t’i përgatisni me përbërës natyralë dhe efekti të jetë i njëjti.
Mjaltë (i njohur për vetitë e tij antibakteriale), sheqer kafe (për një skrab të lehtë e të butë) dhe vaj kokosit (për hidratim të thellë). Masa e përbërësve është në dëshirën tuaj, nëse doni të përftoni një masë një përdorimshme apo pak më shumë në mënyrë që ta ruani në një kavanoz qelqi.
Duhen vetëm disa minuta për të përzierë të gjithë përbërësit së bashku derisa të formohet një pastë homogjene e me të të fërkoni buzët me mollëzat e gishtave.
Lëreni përzierjen në buzët tuaja për disa minuta pastaj fshijini butësisht me një copë të njomë. Menjëherë pas kësaj, aplikoni një balsam hidratues . Buzët do i keni të buta si të një bebi./living/
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...