Në ekran shkruhet “A është Irani këtu?”. Dhe kjo ka ngjallur polemika të mëdha në Izrael, teksa imazhi i spotit është supermodelja hebre Bar Refaeli, e cila promovon veshje për markën “Hoodie”, ku është bashkë-pronare.
Spoti, i transmetuar në rrjetet kryesore të vendit dhe i publikuar në YouTube, është kritikuar shumë.
Ka nga ata që akuzuan spotin si “racist” dhe të tjerë që në vend të kësaj sulmuan drejtpërdrejt protagonisten duke e akuzuar atë për “injorancë të thellë”.
Spoti reklamë
Skena “sfiduese” zgjat vetëm 20 sekonda dhe fillon me një mbulim të modeles së 33 vjeçares të veshur me niqab (velin e traditës islame që mbulon tërë trupin e gruas).
Pyetja: “A është Irani këtu?” shfaqet në ekran. Pak momente dhe Rafaeli e heq maskën, tregon pamjen sportive dhe fillon të kërcejë, ndërsa fjalët «liria është themelore» shfaqen. Në sfond dëgjohet një këngë që ju fton të “thyeni zinxhirët” dhe gjithmonë kërkoni lirinë.
Kontradiktat në internet
Fillimisht modelja kishte postuar sportin në llogarinë e saj në Instagram ku ka 2.7 milionë ndjekës, por pas polemikave ka vendosur ta fshijë atë. Protestuesit nuk e pëlqyen krahasimin me Iranin dhe akuzuan Rafaelin se ka shfrytëzuar çështjen e statusit të grave për të bërë biznes.
“Kjo është reklama më injorante dhe raciste që unë kam parë ndonjëherë”, shkroi një komentues. “Unë nuk mund ta besoj se është miratuar nga një kompani … jam i neveritur dhe s’kam fjalë”./gsh/
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...