Google ADS

Sot është dita më e vështirë e vitit për prindërit

16:43 | 27 Nëntor 2018
Arbresh.info

27 nëntori (sot) është dita më e vështirë e vitit për prindërit – ku, sipas hulumtimeve, nënat e reja ballafaqohen me më së shumti sfida!

Një grumbull i netëve të errëta, motit të keq dhe problemeve financiare për festat e fundvitit janë ndër shkaktarët kryesorë të kësaj dite të palumtur për prindërit.

Por, edhe pritja e rrogës dhe qëndrimi në shtëpi në mënyrë që të kursejnë para për sezonin festiv i lë shumë prindër të ndihen më të izoluar sesa gjatë secilës periudhë tjetër të vitit.

Rreth 45% e nënave të anketuara gjatë një studimi kanë raportuar se 27 nëntori është dita më e vështirë në kalendar për to, pasi që është menjëherë para rrogës të cilën do ta shpenzoni për festa të fundvitit.

Psikologia Emma Kenny ka thënë se është e zakonshme që të ndiheni me disponim më të ulët gjatë kësaj faze të vitit, por, siç thotë ajo, vetminë dhe ndjenjat e këqija mund t’i largoni vetëm duke lidhur me njerëz tjerë dhe duhet t’i shfrytëzoni mundësitë për të krijuar miq të ri.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme