Google ADS

Sofra e Ramazanit – Tamëloriz

09:34 | 5 Maj 2020
Arbresh Info

Përbërësit:

1 litër qumësht,

1 filxhan i vogël kafeje oriz,

2 lugë sheqer.

Përgaditja:

Në qumështin e nxehtë, por jo të valë,hidhet orizi i larë.

Përzihet gjersa të fillojë të vlojë.

Ulet temperatura dhe duke e përzier kohë pas kohe,zihet në zjarr të mesëm afro 1 orë,gjersa të zbuten dhe të copëtohen së zieri kokrrat e orizit.

Hidhet sheqer ose kripë sipas shijes,vlohet edhe 5 minuta,pastaj derdhet në misuri, përcjellë arbresh.info.

Udhëzimet:

Mbi të mund t’i hidhet kanellë ose arra të bluara.

Shërbehet pasi të ftohet mirë.

Me tamëloriz preferohet të shërbehen tullumba të vendosur mbi të./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme