A shpenzoni shumë para në produkte dhe tretmane të ndryshme për fytyrë dhe flokë më të bukur?
Ne kemi një lajm të mirë. Është koha që t’i thoni ‘lamtumirë’ përfundimisht të gjitha produkteve që përpos që janë të shtrenjta, kanë edhe shumë kemikalie të dëmshme, që mund të kenë efekte negative.
Më poshtë po ju sjellim disa trajtime natyrale që do të bëjnë fytyrën dhe flokët tuaj të kenë plot shkëlqim.
Sekreti? Soda bikarbone.
Soda bikarbone ose ndryshe e njohur si soda e bukës është një ilaç natyral që mund të trajtojë shumë probleme të lëkurës, transmeton Klan Kosova.
Soda e bukës është një pastrues shumë i fuqishëm i fytyrës, jashtëzakonisht efektiv në largimin e qelizave të vdekura të lëkurës, papastërtive dhe yndyrës nga lëkura, në parandalimin e shfaqjes së akneve dhe në hapjen e poreve të fytyrës.
Në mënyrë që të përmirësoni ndjeshëm cilësinë e lëkurës tuaj, duhet të provoni maskat e mëposhtme me sodë bikarbone që do të bëjnë të keni një lëkurë të shëndetshme, të butë dhe plot shkëlqim.
Nëse doni flokë me volum dhe shumë shkëlqim, atëherë provojeni shamponin me sodë bikarbone!
Soda e bukës dhe ujë
Nëse dëshironi të pastroni lëkurën tuaj, merrni pak sode buke në dorë dhe shtoni pak ujë të ngrohtë. Përzieni deri sa të krijoni një pastë homogjene.
Lageni lëkurën tuaj me ujë të ngrohtë dhe aplikojeni këtë maskë në fytyrë me masazhim në lëvizje rrethore. Pasi ta keni aplikuar, lëreni maskën në fytyrë për disa minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të ngrohtë.
Soda e bukës dhe limoni
Kombinimi i limonit dhe sodës bikarbone është i dobishëm për dezinfektimin e lëkurës, për pastrimin e lëkurës së yndyrshme, dhe për reduktimin e shenjave nga plakja e lëkurës.
Përzieni dy lugë gjelle sode buke dhe dy lugë gjelle sheqer të grirë ngjyrë kafe në një filxhan. Mbusheni çerekun e filxhanit me lëng limoni.
Përzieni përbërësit derisa ato të jenë të kombinuara mirë. Lajeni fytyrën paraprakisht dhe pastaj butësisht aplikojeni këtë maskë në lëkurë.
Pasi ta keni aplikuar, lërni përzierjen të qëndrojë për rreth 10 minuta dhe pastaj shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.
Soda e bukës dhe vaji i kokosit
Vaji i kokosit është shumë i dobishëm për hidratimin e lëkurës. Kombinimi i sodës bikarbone dhe vajit të kokosit do të pastrojë dhe zbutë lëkurën tuaj.
Kjo përzierje është shumë efektive në trajtimin e lëkurës së thatë dhe lehtësimin e ndonjë inflamacioni të lëkurës.
Për ta bërë këtë maskë, ju duhet të kombinoni sasi të barabarta të vajit të kokosit dhe sodës bikarbone.
Pasi t’i kombinoni përbërësit, aplikojeni maskën në lëkurën tuaj. Lëreni për disa minuta dhe pastaj shpëlani fytyrën me ujë të ngrohtë.
Shamponi me sodë buke
Përzieni sodën e bukës dhe ujin, në raport 1:3, pra për shembull 1 lugë gjelle sodë bikarbone dhe 3 lugë gjelle ujë, në një shishe të vogël.
Sasinë mund ta përshtatni varësisht nga gjatësia e flokëve tuaj, pra, nëse keni flokë të gjata deri te krahët, përzieni 2 lugë gjelle sodë bikarbone dhe tri herë më shumë sasi uji.
Aplikojeni këtë shampon në flokë të lagura duke filluar nga rrënjët e pastaj pjesën e poshtme.
Lëreni këtë shampon në flokë për 1-3 minuta dhe më pas shpëlani flokët. Në fund, shpëlani flokët me shumë sasi uji.
Mund t’iu duket e çuditshme të lani flokët pa shkumë shamponi në fillim por do të mësoheni me kohë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...