Autori i studimit, sociologu holandez, Matthijs Kalmijn, vjen në përfundim se nuk ka asnjë efekt mbrojtës për shëndetin nga martesa
Kështu thotë të paktën një studim i ri, duke iu referuar 16 mijë shtetasve zviceranë midis viteve 1999 dhe 2014. Studimi vjen në përfundimin e kundërt: martesat në një periudhë të gjatë kanë efekte jopozitiv për shëndetin.
Rezultatet janë aq befasuese, saqë për studimin javën e kaluar njoftoi edhe “New York Times”. Autori i studimit, sociologu holandez, Matthijs Kalmijn, vjen në përfundim se nuk ka asnjë efekt mbrojtës për shëndetin nga martesa.
Rezultati i vetëm pozitiv: Kalmijn zbuloi vetëm muajin e mjaltit, shkruan blick.ch. Kjo do të thotë se çiftet e sapomartuara janë të lumtura – por vetëm gjatë vitit të parë pas martesës. Si rezultat, kënaqësia zvogëlohet ngadalë, vit pas viti.
Njeriu nuk fiton shumë duke u martuar
Divorcet nuk janë asgjë e re. Kalmijn gjithashtu ka zbuluar detaje konkrete: njerëzit e divorcuar janë më të pakënaqur pesë vjet sesa ata që kanë mbetur gjithmonë pa u martuar, përcjell albinfo.ch.
Dhe, meqë 40 për qind e të gjitha çifteve ndahen, kjo ka një ndikim në pyetjen nëse martesat kanë një bilanc shëndetësor pozitiv.
“Ju nuk fitoni shumë kur martoheni, por humbni shumë kur divorcoheni”, përmbledh Kalmijn.
Ky studim tregon për herë të parë se imazhi i idealizuar i martesës nuk korrespondon me realitetin.
“Ata që besojnë se martesat janë të mira për shëndetin e tyre, do të harrojnë rrezikun e divorcit”, thotë profesor Kalmijn.
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku