Ka 4 tregues kryesorë që do të çojnë në një prishje të marrëdhënies.
John Gottman, një profesor i psikologjisë që është i specializuar në qëndrueshmërinë e martesës është në gjendje të parashikojë nëse një çift do të divorcohet ose jo. Këtë e bën duke i kushtuar vëmendje disa indikacioneve, në dukje të parëndësishme.
Ka 4 tregues kryesorë që do të çojnë në një prishje të marrëdhënies. Sipas Gottman, ato janë:
Kritika
Kritikat që nxjerrin në pah një dobësi të partnerit. Në vend që të thoni “je e paaftë, sërish nuk i ke larë enët”, duhet të thoni “jam i uritur dhe nuk ka asnjë pjatë të larë“.
Mbrojtja
Kur mbrohesh jep përshtypjen se nuk të intereson se çfarë thotë partneri dhe nuk të intereson si ndihet. Mospranimi i asnjë kritike ose ankese prish marrëdhënien, pasi tregon mungesë përgjegjshmërie. Duke u mbrojtur, praktikisht po thoni se nuk e keni fajin ju. Mbrojtja e përshkallëzon konfliktin.
Barriera
Largimi nga një diskutim është shumë i dëmshëm, pasi bën që konflikti të mos zgjidhet.
Mospërfillja
Nëse tre të mësipërmet janë gjëra normale që ndodhin në çdo lidhje, mospërfillja duhet eliminuar sa më parë. Ajo tregon një marrëdhënie abuzive, ku njëri është poshtë tjetrit. Gottman thotë se tallja e partnerit është helmi i marrëdhënies.
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?