Duhet të jeni të sjellshëm me jetën, nëse doni që edhe ajo të jetë e sjellshme me ju.” Françoise Sagan. Sjelljet e pëlqyeshme janë ato sjellje dhe rregulla të pranuara apo të pëlqyera nga pjesa më e madhe e njerëzve në një komunitet.
Ato janë rekomandime, të cilat na ndihmojnë të jemi më miqësorë ndaj njerëzve dhe mjedisit ku jetojmë. Ato reflektojnë praktikat më të mira të kohërave.
Sjelljet e pëlqyeshme janë udhëzues praktikë, për t’i bërë gjërat në mënyrë të tillë për të lumturuar jetën tonë dhe t’i bëjmë të tjerët të ndihen të lumtur gjithashtu.
Zhvillimi i shoqërisë njerëzore solli nevojën e përcaktimit të disa rregullave. Pëlqimi, pranimi, mishërimi dhe respektimi i këtyre rregullave nga të gjithë anëtarët e shoqërisë, mundësoi një bashkëjetesë më të mirë, më të harmonishme, krijoi një liri më të madhe komunikimi dhe veprimi për individin dhe shoqërinë.
Sot njerëzit nuk sillen apo komunikojnë më keq se më parë, por me presionin që ushtron jeta moderne, bëhet më e vështirë për t’u sjellë në mënyrë të pëlqyeshme.
Jeta është paradoksale dhe ne duhet të jetojmë me këto paradokse. Bukuria shpirtërore krijohet nga vlera që ne i shtojmë marrëdhënies me të tjerët dhe me veten. Bukuria shpirtërore është e rëndësishme, por nuk duhet harruar edhe ajo fizike. Sjellja e njerëzve nuk përcaktohet nga veshja, por mund të ndikohet prej saj.
Organizatat e suksesshme investojnë në asetin e tyre më të rëndësishëm, punonjësin. Çdo njeri brenda vetes ka anën e tij të mirë sikurse dhe atë të keqe, por shfaq atë që ai beson dhe e ushqen më tepër. Prandaj duhet të ndërtojmë kulturën e duhur që të ushqejmë anën e mirë, për t’u bërë njerëz më të mirë për veten, për organizatën ku punojmë dhe për komunitetin ku jetojmë.
Sjellja dhe komunikimi i duhur me njeriun, vendin, kohën dhe me mënyrën e duhur kërkon kohë, eksperiencë dhe të mësuarit gjatë gjithë jetës. Asnjë nuk lind i ditur, por bëhesh kur ke dëshirën, njohuritë, mundësinë dhe mbështetjen e duhur.
Frika e NATO-s nga kthimi i Trump
Rusia sulmon Kievin dhe Harkivin
Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti...
Katër vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK...
SHBA: Rusia dhe Irani po intensifikojnë fushatat dezinformue...
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohen gjashtë pers...