Nëse ju ndodh që po shtoni në peshë dhe nuk e kuptoni arsyen, atëherë është koha të merrni disa përgjigje.
Në këtë artikull po listojmë 5 arsye që lidhen kryesisht me stilin tuaj të jetësës e të cilat shkaktojnë në përgjithësi shëndoshje, shkruan Living.
1.Jeni i, e stresuar
Shpesh situatat e ndryshme stresante të tilla si problemet në çift, një shqetësim familjar, sezoni i provimeve etj, ju bëjnë nervozë dhe ju shtojnë oreksin. Dëshira për të ngrënë sa më shumë duket sikur largon stresin. Prandaj mundohuni të kontrolloni ushqyerjen në momentet e nervozizmit
2.E teproni me produktet që përmbajnë hekur
Nëse adhuroni mishin e kuq duhet ta dini se ai ka përmbajtje të lartë hekuri që shkakton shtimin në peshë. Mundohuni ta kontrolloni sasinë e tij dhe alternojeni me peshk ose mish të bardhë pule.
3.Nuk keni aktivitet fizik të mjaftueshëm
Mungesa e aktivitet fizik dihet se shkakton mbipeshë, prandaj duhet të merrni masat e duhura, duke ecur në këmbë e duke frekuentuar palestrën apo duke vrapuar në natyrë për të djegur kaloritë e për të mbajtur trupin tuaj në formë.
4.Hani çdo gjë që ju del përpara “në mënyrë të moderuar”
Nëse jeni nga ata persona që nuk e kontrollojnë fare ushqimin që konsumojnë duke menduar se çdo gjë mund të konsumohet “në mënyrë të moderuar”, mbase duhet të rishihni sasinë dhe shpeshtësinë e porcioneve që konsumoni. Ju vërtetë mund të mendoni se pak çokollatë nuk ju bën dëm, por nëse ajo konsumohet shumë shpesh, atëherë patjetër që do të shkaktojë mbipeshë.
5.Jetoni vetëm
Nëse jeni beqar/beqare dhe jetoni vetëm pa prindërit e pa një partner në krah, atëherë ju mund të konsumoni shpesh ushqime të thata e të shpejta, të cilat kanë shumë yndyrë e nuk ju bëjnë jo vetëm mirë për shëndetin, por edhe shkaktojnë shtim në peshë. Në këtë situatë mundohuni të gatuani më shpesh në shtëpi apo të porosisni gatime shtëpie në vend që të konsumoni pica, hamburgera apo ushqime të tjera të shpejta./ Burimi ”Intv”
“Kam 90 për qind gjasa që s’do mbijetoj”, zbardhet biseda te...
Turqia shkarkon edhe dy kryetarë kurdë
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Angela Merkel shpreh ‘shqetësim të madh’ për rolin e Elon Mu...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...