Sipas Tinder, meshkujt dhe femrat preferojnë partnerë me këto profesione

23:34 | 5 Mars 2019
Trina Galanxhi

Tinder, aplikacioni i njohjeve online, publikoi se cilat janë preferencat në aspektit profesional. Femrat dhe meshkujt në kërkim të gjysmës së tyre mesa duket ndikohen shumë nga profesioni.

Tinder bëri një kërkim duke pasur si bazë të dhënash përdoruesit e aplikacionit. Sipas kërkimit të platformës, ja cilat profesione rezultuan më të preferuarat:

Femrat kërkojnë meshkuj të këtyre profesioneve
Në vend të fundit të ‘top 10’ të profesioneve të dëshiruara është një mashkull me profesion inxhinier. Në vend të nëntë një student universitar, ndërsa në të tetin, një model. Në vend të shtatë visual designer, ndërsa në vend të gjashtë producent filmash.

Ata që merrem me marrëdhënie me publikun dhe komunikimin janë në vendin e pestë në zemrën e femrave single. Në vend të katërt qëndrojnë avokatët. Medalje bronzi për mjekun asistent (ndërsa mjeku shfaqet në 15 profesionet e preferuara). Vendi i dytë në klasifikim për meshkujt me profesion piloti. Medalje ari për meshkujt që janë me profesion arkitekt dhe interior designer.

Meshkujt kërkojnë femra të këtyre profesioneve
Në vend të dhjetë si një partner potencial, meshkujt do të zgjidhnin një kameriere apo bariste. Në të nëntin, personal trainer. Në vend të tetë janë femrat sipërmarrëse. Një vend më sipër, stjuardesat. Në vend të gjashtë janë mësueset.

Vendi i pestë janë farmacistet, ndërsa në vend të katërt studentet universitare. Vendi i tretë për femrat që janë me profesion fotografe. Medalje argjendi për femrat që me profesion janë dentiste. Në vend të parë të këtij klasifikimi, meshkujt preferojne femrat qe janë me profesion infermiere./monitor/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme