Mendoni se keni arritur tashmë kulmin e lumturisë në jetë? Epo prisni dhe pak…Sipas studiuesve dy vitet më të lumtura do ti kaloni në këtë kohë:
Sipas konkluzioneve të studimeve nga Shkolla e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër, ne jemi më të lumtur në dy pika në jetën tonë – jo vetëm një. Studiuesit kërkuan 23,000 vullnetarë gjermanë nga 17 deri në 85 vjeç për të vlerësuar kënaqësinë e tyre në jetë.
Pjesëmarrësit parashikuan se sa të lumtur do të ndiheshin në pesë vjet, dhe pastaj, pas pesë vjetësh ata treguan se si ishin në atë moment. Rezultatet e tyre? Negative! Studimi zbuloi se lumturia tenton të ndjekë një kurbë të formës U gjatë jetës së një individi, me kënaqësi që arrin nivele më të larta gjatë ekstremeve të spektrit të moshës së studimit dhe lëkundet me moshën e mesme. Plus, studiuesit vunë re dy vitet më të rëndësishme kur lumturia shkëlqen: moshat 23 dhe 69 vjeç.
Në fillim të 20-ave, ne jemi energjikë dhe të gëzuar për ndryshimet që vijnë së bashku me moshën e re: karriera të reja, vende të reja për të udhëtuar dhe njerëz të rinj për t’u takuar. Deri në kohën që arrijmë në moshën ’60 dhe ’70, megjithatë, ne kemi mundësi të dalim në pension dhe tani mund të gjejmë kohën – për të mos përmendur paratë – për ushëtimet që na kanë ngelur.
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...