Një studim i kryer nga universiteti i Torontos tregoi se ky fakt është shenjë e inteligjencës. Kujtesa e mirë është lidhur gjithmonë me ekselencën, përfshi këtu edhe inteligjencën, por sipas një kërkimi të publikuar në “Journal Neuron”, të paturit e një kujtese të keqe, i bën personat më inteligjentë.
Sipas kërkuesve të harrosh detaje që nuk janë të rëndësishëm ndihmon në vendimmarrje të jetës dhe për më tepër lejon që lidhjet neurale të mbivendosin njohje të reja mbi ato të vjetra.
Më thjesht, mekanizmi lehtëson mundësinë për të inkorporuar njohje të reja dhe për t’u përshtatur me më lehtësi në situata të papritura.
Nga ana tjetër kërkimi thotë se harresa është e nevojshme sepse me këtë proces truri do të sillte vazhdimisht kujtime të situatave konfliktive duke penguar mundësinë për të marrë vendime në bazë të përvojave të reja gjatë jetës.
Një motiv tjetër se pse memoria harron disa të dhëna të ngjarjeve është se ka aftësinë për të mbajtur mend një imazh në përgjithësi. Sipas kërkuesve mekanizmi ka si qëllim të na sjellë mundësinë e aplikimit me më efikasitet në situata që ndodhin në çastin e dhënë. Si përfundim, ajo që shpjeguan kërkuesit është se harresa me raste tregon që kujtesa e personave ndodhet në gjendje të mirë. / Bota.al
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...
Trajneri i Empolit flet për largimin e mundshëm të Ardian Is...