Meshkujt shumë më vështirë e përballojnë ndarjen, ndërsa femrat më lehtë përballen me situatën e tillë.
Pas thyerjes emocionale, damat kryesisht bëjnë çdo gjë që ajo thyerje të mos vërehet shumë tek ato.
Atëherë më së shpeshti vendosin për ndryshim të dukjes, të stilit të flokëve apo të stilit të veshjes, me çka paralajmërojnë fillim të ri, konsiderojnë ekspertët.
Kjo u ngre vetëbesimin, andaj do të duken më mirë edhe për veten edhe për të tjerët. Për dallim nga gjinia e butë, meshkujt vuajnë në heshtje, gjë që shfaqet në gjendjen e tyre psikike, por edhe për dukjen fizike.
“Meshkujt nuk i ndajnë emocionet me të tjerët, më së shpeshti i ndrydhin në vete dhe shtiren që çdo gjë është në rregull”, ka theksuar terapeutja Tracey Cox.
Shpesh veten e mbingarkojnë me obligime në mënyrë që të mos mendojë për ish-partneren, por edhe ngushëllimin e kërkojnë në alkool dhe femra të tjera. Lodhja, rraskapitja dhe netët pa gjumë lënë gjurmë./kosovarja/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës