Më shumë se 200 kompani dhe 20 mijë fansa u grumbulluan në Los Angeles Convention Center për BeautyCon, një festival i përvitshëm që lejon brendet dhe fansat të diskutojnë dhe të informohen mbi të rejat në industrinë e bukurisë
Mes kompanive që nxirrnin në treg buzëkuqe, kishte kompani të ashtuquajtura “njëbrirësh,” term që e ka origjinën nga Silicon Valley dhe përdoret për t’iu referuar sipërmarrjeve të reja që vlejnë 1 miliard dollarë ose më shumë.
Është klima ideale për t’u angazhuar në industrinë e bukurisë: rritja ka qenë domethënëse dhe investitorët janë treguar të gatshëm të investojnë.
Sidoqoftë, jo çdo sipërmarrje do të ketë suksesin e Huda Beauty apo Glossier që vlen rreth 1.2 miliardë dollarë.
Si ia dolën emrat që janë tani kult, si Anastasia Soare e Anastasia Beverly Hills apo Huda Kattan e Huda Beauty?
Anastasia Soare, e cila themeloi kompaninë e saj, të fokusuar te produktet e vetullave, në vitin 1997, ia doli duke vënë re mangësitë në treg.
“Kur iu futa kësaj pune, 20 vite më parë, njerëzit mendonin se isha çmendur. Por s’kishte produkte për vetullat në vitet ’90, kështu që fillova të zhvilloj një linjë të tërë produktesh. Në vitin 2000, dolëm në treg në Nordstrom dhe pjesa tjetër dihet,” thotë Soare, perandoria e të cilës vlen tashmë 3 miliardë dollarë.
Huda Kattan, influencuesja irako-amerikane që u shndërrua në themeluese dhe CEO e Huda Beauty ishte gjithashtu e pranishme në festival. Kompania e saj vlen rreth 1.2 miliardë dollarë.
“Unë mendoj se ne ndërtuam një komunitet dhe kjo është shtysa pas suksesit të kompanisë,” tha ajo.
Porsi Glossier, Huda Beauty ka ndjekës të shumtë në një sërë platformash, ndjekës që i përdor si konsulentë gjatë zhvillimit të produkteve të reja.
“Ngaqë ndjekësit tanë janë shumë të angazhuar, i përdorim për të identifikuar një mangësi në treg dhe për të krijuar produkte që i shërbejnë një qëllimi,” tha Kattan.
“Kur po zhvillonim fondatinën FauxFilter, pyeta audiencën tonë në Instagram për të kuptuar sa mbulim duan, çfarë teksture preferojnë. Na ndihmuan me mijëra njerëz.”
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...