Do të ishte perfekte nëse pas çdo here që i vishni, t’i fshinim paksa. Shumicën e kohës, ato mbulohen nga pluhuri, kështu që mund t’i pastroni lehtësisht. Në rastin më të keq, do t’ju duhet përveç furçës një solucion pastrimi për t’i bërë të duken xixë.
Por siç e thamë, ideja është që ndërkohë që i mbajmë pastër, atletet të mos dëmtohen. Nëse jeni kthyer nga palestra apo ndonjë aktivitet tjetër, do të thotë që duhet të fokusoheni tek pjesa e brendshme e tyre. Nëse mundeni, hiqini pjesët e brendshme të atleteve, pastrojini dhe më pas lërini të ajërosen të ndara.
Më tej, mund t’i spërkasni me deodorantin që është posaçerisht për to, dhe i lini gjithë natën. Kjo, përveçse do të zhdukte mikrobet dhe papastërtitë, shmang aromat e pakëndshme që marrin këpucët.
Kurrë, kurrë, mos i fusni në lavatriçe! Mund t’ju duken si të reja kur dalin prej saj, por materiali do të dëmtohet pas çdo larjeje.Çdo atlete ka materialin e saj specifik, por lavatriçet nuk janë dizenjuar për secilin prej tyre.
Do të marrim formë tjetër, mund të çahen, të marrin ngjyrë tjetër ose të zbehen plotësisht. Nëse doni që atletet t’i keni për shumë kohë, duhet t’i ruani në temperaturën e dhomës. Nëse nxehen shumë, materiali i tyre do të zbutet, kurse forma do të prishej. Nëse qëndrojnë në ambiente shumë të ftohta për gjatë, do të pësojnë plasaritje.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...