Larja e dritareve është një punë e lodhshme, që i ndan gratë (pse jo edhe burrat) në dy grupe: ato që e bëjnë këtë punë me qejf dhe ato që e shmangin sa më gjatë të jetë e mundur. Ndonëse ngjan si një punë e lehtë, duket të ketë disa truke, në mënyrë që xhamat të ndrijnë dhe më poshtë Living do të listojë të gjitha gabimet që duhet të shmangni dhe këshillat që duhet të ndiqni.
Para se të filloni me xhamat, fshini parvazin dhe kornizat e dritares në mënyrë që mos të ngrihet pluhuri kur të pastroni xhamat. Mjafton një leckë dhe ujë si fillim! Ekspertët e pastrimit nuk rekomandojnë solucionet pastruese që në fillim, sepse këta të fundit janë për të shkëlqyer xhamat dhe ju thjesht do të ndosni më shumë dritaret nëse nuk keni hequr si fillim pluhurin.
Përdorni një pastrues posaçërisht për xhamat e nëse këta të fundit nuk i preferoni, sepse janë me kimikate, mund të përgatisni vetë në shtëpi sprucatorin:
Çfarë do t’ju nevojitet:
2 gota uji
1/2 filxhan uthull e bardhë
1/4 filxhan alkool 70%
Kombinoni përbërësit dhe hidhini në një shishe plastike që sprucon.
Pasi të keni lagur xhamat me përgatitjen e mësipërme apo detergjentin e xhamave, përdorni një leckë mikrofibre.për të pastruar sipërfaqen e lëmuar.
Disa njerëz pëlqejnë të thajnë dritaret me gazeta, por këto të fundit nuk do e thajnë xhamin , siç mund ta bënte një leckë mikrofibër. Këto të fundit janë super absorbuese, lahen lavatriçe dhe e lënë xhamin me shkëlqim dhe pa vija. Peshqirët e thjeshtë do të lënë gjurmë pushin e fibrave të pambukut, ndaj nuk rekomandohet përdorimi i tyre.Burimi: GoodHpuseKeeping
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...