Letrat referuese u japin mundësi punëdhënësve të ardhshëm të marrin njohuri mbi sfondin dhe aftësitë e një kandidati. Një letër referuese e shkruar mirë i jep një punëdhënësi potencial më shumë informata sesa që zakonisht do të merrnin duke thirrur thjesht departamentin e burimeve njerëzore të kompanisë.
Përderisa jeni duke aplikuar për punë, mund të jeni duke kërkuar për mënyrën më të mirë se si të paraqitni referencat tuaja. A duhet t’i vendosni ato në materialet fillestare të aplikimit? Dhe si do t’i rendisnit referencat në një CV?
Renditja e referencave tuaja në një CV që duhet të jetë një faqe (ose ndoshta dy faqe) është një humbje e hapësirës së vlefshme. Një menaxher ose rekrutues punësimi e ka pothuajse të pamundur të kontaktojë lëshuesit e referencave (ish bashkëpunëtorët tuaj) për të gjithë ata që aplikojnë për një pozitë të hapur pune, si dhe për ata kandidat që kualifikohen për në fazën e intervistës. Kështu që, kurseni atë vend të CV-së për detajimin e aftësive, arritjeve dhe kualifikimeve tuaja.
Nuk keni nevojë të deklaroni diçka në lidhje me referencat në CV-në tuaj. Sipas Leto Papadopoulos, trajnere për zhvillim të karrierës, informacionet preferohet t’i ndani vetëm kur ato kërkohen nga ju.
Kur keni nevojë për referenca?
“Punëdhënësit zakonisht do të kontrollojnë referencat tuaja përpara se t’ju bëjnë një ofertë,” thotë Papadopoulos. Kjo është arsyeja pse ju nuk keni nevojë t’i siguroni ato kur aplikoni për një vend pune. Por, është mirë t’i përgatisni përpara fazës së intervistës.
Nëse një kompani është e gatshme t’ju punësojë dhe janë duke pritur që t’ja dërgoni referencat tuaja, gjëja e fundit që dëshironi është të kërkoni njerëzit që të jenë referencë ose të mbledhni informatat e tyre kontaktuese. Në vend të kësaj, ju duhet të keni referencat tuaja të gatshme dhe t’i mbani ato të azhurnuara gjatë kërkimit tuaj për punë.
Nga kush duhet të kërkoni referencë?
Shumica e kompanive kërkojnë nga 2-3 referenca prej një kandidati, prandaj është mirë të keni 3 referenca të gatshme. Disa punëdhënës të ardhshëm mund të kërkojnë një përzierje të referencave, por përgjithësisht ju dëshironi të rendisni ish menaxherët (ose menaxherin tuaj aktual) dhe kolegët e mëparshëm ose aktual.
Nëse nuk keni shumë ish menaxherë, mund të rendisni referenca për punët vullnetare si dhe punët praktike që keni përfunduar. Nëse pozita ku aplikoni kërkon takime me klientë, si përfaqësues i shitjes, kompanitë mund të dëshirojnë të dëgjojnë nga një klient i mëparshëm, prandaj sigurohuni që të lexoni në normat për industrinë tuaj.
Mënyra e duhur për të ofruar referencat tuaja për një punëdhënës
Pasi ta dini se kush do të jenë referencat tuaja, dëshironi ta bëni më të lehtë dorëzimin e tyre tek punëdhënësit kur të kërkohen. Ju duhet të përpiloni gjithçka që ju nevojitet në një fletë referencë, ose një dokument të mirë formatuar që mund të përshpejtojë procesin e pranimit në punë në fazat përfundimtare. Kur të vijë koha, ju mund të bashkëngjitni fletën tuaj të referencës në një email si një dokument Word ose PDF.
Cilat informata duhet të përfshihen në një fletë reference?
Në fletën tuaj të referencës, preferohet të listohen informatat si në vijim:
*Emri dhe mbiemri
*Puna aktuale/pozita(nëse jeni në marrëdhënie pune)
*Kompania
*Numri i telefonit
*Email adresa/gazetaere/
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt
Njëqind vjet më parë u ndërtua autostrada e parë në botë, a ...
Apple do ta mbajë kamerën telefoto periskop ekskluzivisht pë...
Rrëzimi i avionit në Lituani ngre dyshime se mund të jetë i ...
Ismajli vazhdon paraqitjet e jashtëzakonshme në Serie A
“M’ka pshtu nga goja”, Edi bëhet pishman për ofendimet ndaj ...