Nëse arrini të lexoni ashtu siç duhet shputën e partnerit tuaj, do t’i kuptoni më mirë!
Mendoni se keni gjetur tipin e duhur të mashkullit? Përpara se ta lini veten në krahët e tij, hiqini në fillim këpucët dhe çorapet dhe kontrollojani me kujdes ose më mirë lexojani me vëmendje!
Gishtat tregojnë diçka nga karakteri i tyre ndaj le t’i zbulojmë së bashku për t’i kuptuar më mirë ata, transmeton Telegrafi.
Gishti i madh
Nëse gishti i tij i madh është më i gjatë se gishtat e tjerë, kjo tregon se mashkulli juaj është shumë inteligjent dhe krijues. Por mos u shqetësoni nëse vini re të kundërtën, sepse gishti i madh i shkurtër, nuk është sinonim i budallallëkut apo mungesës së inteligjencës. Përkundrazi, një gjë e tillë do të thotë se ai ka aftësi të mëdha organizative dhe është mjaft i aftë të përballojë punën në grup.
Gishti i dytë
Nëse ky gisht është më i gjatë se ai i madh, kjo do të thotë se mashkulli juaj është një person të cilit i pëlqen që të marrë gjithmonë vendime dhe pse jo të komandojë. Ndërsa në rast se ai gisht është i shkurtër, kjo do të thotë që ai person jeton në harmoni me personat që e rrethojnë dhe se nuk e ka të nevojshme që të bjerë në sy apo të komandojë të tjerët.
Gishti i tretë
Gishti i tretë është një termometër për energjinë dhe aftësinë e të qenit i suksesshëm. Nëse ky gisht është i gjatë, atëherë mashkulli bën pjesë në ata persona që i përkushtohen karrierës me mish e me shpirt. Në rastin tjetër, është një tip që e shijon jetën ashtu siç i vjen dhe është më shumë romantik.
Gishti i katërt
Ky gisht zbulon rëndësinë që ka për të familja në jetën e tij. Sa më i gjatë të jetë gishti, aq më i lidhur është mashkulli me familjen, fëmijët apo gruan e tij. Në rastin tjetër, një gjë e tillë do të thotë se familja për të nuk është shumë e rëndësishme.
Gishti i vogël
Nëse vini re se gishti i tij i vogël lëviz shumë, vishjani sa më shpejt çorapet dhe këpucët, përshëndeteni dhe përcilleni tek dera. Ky është mashkulli klasik. Pak arrogant, fanatik dhe që do të dominojë në çdo situatë. Ka një ego të theksuar mashkullore ndaj nuk do t’ju pëlqente vërtet.
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi