Sa herë që ndieni veten të ezauruar nga lodhja e përditshme dhe ngarkesa emocionale, mendojeni ushqimin si një aleat shumë të dobishëm për t’ju dhënë atë dozën e nevojshme të energjisë.
Ja 4 zgjedhje super – energjike
Kujdes vaktin e darkës
Një darkë kalorike dhe e pasur në yndyra dhe karbohidrate do të okupojë organizmin me tretjen dhe përthithjen me shumë seç duhet dhe nuk i jep mundësinë atij të harxhojë energji për rikuperim dhe rigjenerim.
Darka ideale do të ishte një copë e bollshme peshk ton mbi një shtrat spinaqi të freskët dhe 1 fetë buke thekre.
Kur gjumi nuk ka orar
Arrat dhe qershitë e tharta (edhe të thara), jane të pasura në melatoninë, hormon që rregullon ciklin tonë cirkadian dhe përmirëson shumë gjumin tonë.
Ndihesh e lodhur për të shkuar në palestër?
Etja është shpesh një arsye e fshehur e lodhjes. Mungesa e ujit mund të stimulojë nivele të ulëta të energjisë dhe plogështi. Pini ujë dhe çaj bimor (pa sheqer), gjatë gjithë ditës. Mbani gjithmonë një shishe uje pranë jush, në mënyrë që të mos “harroni” të pini ujë. Edhe ushqime të pasura në ujë, si shalqiu, kastraveci, sallata jeshile ndihmojnë të qëndroni të hidratuar.
Kur keni udhëtim për të bërë
Një filxhan kafe është i domosdoshëm. Është vërtetuar se kafeina parandalon përgjumjen kur jemi në timon. Por kujdes; personat që kanë ndjeshmëri të lartë ndaj kafeinës duhet ta evitojnë atë në orët e vona të ditës, pasi mund t’ju çrregullojë gjumin.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...