Duhet të keni mjaftueshëm besim te partneri juaj për ta ditur se ai nuk do t’ju tradhtojë kurrë.
Sigurisht, ndonjëherë femrat përpiqen t’i tejkalojnë kufijtë e tyre dhe për sa kohë që kjo ju bën të ndiheni keq, ja disa mënyra për të mbrojtur territorin tuaj nga femrat e tjera që mund t’i afrohen të dashurit tuaj.
Ndryshoni statusin e lidhjes suaj në Facebook
Shumica e njerëzve kërkojnë në Facebook për djalin që i pëlqen, kështu që nëse ndonjë vajzë kërkon të hidhet në sulm për mashkullin tuaj, sigurohuni që ai të jetë renditur si i dashuri juaj në rrjetet sociale në mënyrë që ato të qëndrojnë larg tij.
Postoni foto si çift në rrjetet sociale
Bëjeni të qartë që ju dhe i dashuri juaj jeni bashkë duke postuar foto të adhurueshme të të dyve bashkë. Mos e teproni, thjesht postoni një foto në kaq kohë.
Qëndroni krah tij kur jeni në ndonjë mbledhi me shoqëri
Nëse aty rrotull ka femra që po përpiqen t’i afrohen të dashurit tuaj, qëndroni krah tij mjaftueshëm sa t’i lini atyre të kuptojnë se ai është ‘i zënë’.
Putheni në publik
Nëse shihni një femër që ia ka ngulur sytë partnerit tuaj, ajo çfarë duhet të bëni është t’i afroheni për t’i dhënë një puthje të shpejtë. Kjo do e bëjë të qartë se ai është me ty.
Shkëmbeni unaza
Disa meshkuj i urrejnë bizhutë por duhet ta bindni atë të mbajë unazën. Do të jetë njësoj si me atë të martesës dhe kjo është një hile që vlen për të mbajtur larg femrat e tjera.
Lini sende tuaja në shtëpinë e tij
Nëse ndonjëra nga mikeshat e tij do ta vizitojë në shtëpi, do të shohë sytjenat e tua dhe do të mendojë se gjërat janë serioze mes jush.
Ndryshoni pamjen në telefonin e tij
Nëse ai ju jep leje të ndryshoni pamjen e parë të telefonit të tij, atëherë vendosni aty një foto tuajën, shkruan femina.al. Kështu, çdo femër që do ta shohë atë kur të kontrollojë telefonin e tij, do të shohë edhe fytyrën tuaj në ekran.
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Osmani udhëtoi për vizitë pune në Kolumbi
Kumbaro ndan pamje nga pazari i Gjirokastrës nën atmosferën ...
Vdekja e një punëtori në Prizren, arrestohen tre menaxherët ...
Pacolli uron një javë të mbarë: Qofshi gjithmonë të lumtur d...
Fahrije Hoti sot mban konferencë për media: Do t’i demantojm...