Si t’i kërkoni partnerit seks të zjarrtë

02:20 | 31 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Në të shumtën e rasteve, femrat e kanë të vështirë t’i kërkojnë partnerit favore seksuale në mënyrë për të përmirësuar jetën e tyre seksuale.

Të flasësh për gjërat “e pista” (ose jo dhe aq të pista) me partnerin, krijon një bazë të rëndësishme në marrëdhënien tuaj. “Nëse mund të flasim për këto gjëra, mund të flasim për të gjitha gjërat e tjera të ndjeshme në jetën tuaj”, thotë seksologia e njohur Kat Van Kirk.

Hulumtimet kanë treguar se çiftet që provojnë gjëra të reja dy-tri herë në vit, qëndrojnë së bashku më gjatë. Më poshtë keni disa këshilla të marra nga ekspertë për të na dhënë një plan hap-pas-hapi si t’i kërkojmë partnerit atë që ju kënaq në shtrat:

Hapi i Parë: Kupto çfarë kërkon ekzaktësisht në një marrëdhënie

Është e pamundur t’i japësh drejtim raportit në qoftë se ju nuk e dini saktësisht se çfarë doni që partneri të bëjë. Eksploroni trupin tuaj duke përdorur lloje të ndryshme prekjesh, pozicionesh, lodra seksuale dhe lejojini vetes pak fantazi. Vetëm kështu do të kuptoni se çfarë ju pëlqen.

Hapi i Dytë: Fillo të flasësh

Pasi ju e dini saktësisht se çfarë kërkoni në një raport seksual, është koha t’i bëni qëllimet tuaja të qarta. Nëse jeni duke kërkuar një mënyrë të lehtë për të gjallëruar raportin, si ideja e përdorimit të lodrave të seksit, vizitoni një dyqan lodrash për të rritur së bashku dhe shikoni mallrat, vibratorët, kostumet, dhe lodra të tjera në varësi të asaj që ju pëlqen.

Hapi i Tretë: Vlerësoni dhe caktoni një pozicion seksual së bashku

Është shumë e rëndësishme të dini se si ai ndihet në lidhje me një pozicion që keni provuar (ose dëshironi të provoni). Në qoftë se ju e keni provuar dhe keni arritur një orgazëm, ky është një motivim për ta bërë atë përsëri. Nëse ia ka vlejtur ose ishte thjesht një veprim pa lidhje, është në rregull të qeshni dhe të bëni shaka gjatë seksit. Vetëm se keni vendosur prangat një herë gjatë seksit, kjo nuk do të thotë që ju jeni të detyruar çdo herë t’i vendosni ato.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme