Koha e nxehtë ka edhe të metat e veta, sepse sjell pas vetes shumë insekte.
Mushkonjat dhe llojet tjera të insekteve mund të lënë shenja irrituese, transmeton portali arbresh.info
Ato jo vetëm që na shqetësojnë, por edhe mund të shkaktojnë infeksione të rrezikshme dhe sëmundje të lëkurës.
Ju mund të bleni preparate farmaceutike për të larguar mushkonjat, por ato kanë edhe efekte anësore.
Mënyra më e mirë për të trajtuar lëkurën nga insektet është me metoda natyrale. Dhe ato janë:
Uthulla e mollës
Uthullën e mollës duhet ta përzieni me dy lugë bimësh lavander, nenexhik, rozmarinë ose trumzë. Vendosni bimët në uthull dhe përzierjen vendoseni në një kavanoz xhami.
Përzieni mirë për tri javë dhe lëreni në frigorifer. Më pas hiqni gjethet e bimëve dhe përzieni me ujë para përdorimit.
Një tjetër përbërës natyral kundër mushkonjave është edhe hudhra.
Ajo trajton infeksionet dhe mund të parandalojë kruarjen e lëkurës. Për të parandaluar infeksionet në lëkurë, përzieni një thelb hudhër dhe vaj kokosi. Këtë mund ta përdorni sapo të dilni nga shtëpia, në mënyrë që të bëni kujdes për lëkurën tuaj./arbresh.info/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...