Ju duket sikur flokët tuaj duan një përjetësi për tu zgjatur? Nuk jeni vetëm.
Për proçesin e gjatë të rritjes së flokëve të shëndetshëm duket shumë durim. Megjithatë, ka disa mënyra për t’i ndihmuar flokët të rriten pak më shpejt.
Sa shpejt rriten flokët?
Është e vështirë të thuash saktësisht sa shpejt rriten flokët , pasi janë të ndryshëm në persona të ndryshëm, por mesatarisht flokët rriten rreth gjysmë centimetër në muaj.
Ka disa faktorë që ndikojnë në rritjen e tyre dhe jo të gjithë janë në dorën tuaj. Shpejtësia me të cilën rritet flokët përcaktohet nga gjenetika, por ka edhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në normën e rritjes. Mosha, dieta, stresi, luhatjet hormonale, shëndeti i skalpit, praktikat e kujdesit të flokëve, medikamentet dhe probleme të tjera shëndetësore mund të ndikojnë në rritjen e flokëve.
Në përgjithësi, flokët e burrave rriten më shpejt se të grave, por shtatzania mund të përshpejtojë proçesin. Edhe periudhat e vitit mund të ndikojnë në rritjen e shpejtë ose të ngadaltë të flokëve.
“Flokët priren të rriten pak më shpejt në verë dhe më ngadalë në dimër”, tha Dr Alan Parks, dermatolog i certifikuar nga bordi dhe themelues i DermWarehouse. “Një tiroide joaktive mund të ngadalësojë rritjen e flokëve”.
Nëse keni flokë të dëmtuar, flokët tuaj mund të rriten edhe më ngadalë.
“Disa njerëz kanë flokë më të imët që këputen lehtë, kështu që mund t’ju duken se nuk po rriten por në të vërtetë po rriten, por për fat të keq këputen.
Sipas Randy Veliky, drejtoreshë e studimeve klinike për HairMax, flokët rriten më shpejt nga mosha 15 deri 20 vjeç dhe ngadalësohen ndjeshëm pas kësaj moshe, sidomos me fillimin e menopauzës.
A ndihmojnë ushqimet në rritjen e shpejtë të flokëve?
Një dietë e ekuilibruar e mbushur me shumë lëndë ushqyese i mban flokët të shëndetshëm dhe të bukur.
“Ushqimet që hani duhet të përmbajnë vitamina dhe minerale të njohura për të ndihmuar rritjen e shëndetshme të flokëve, si vitamina C, biotinë, niacinë, hekur dhe zink”, tha Veliky.
Ushqimet që ju ndihmojnë për flokë më të gjatë:
Salmoni;
Veza;
Avokado;
Patate e ëmbël;
Luleshtryshe, mjedra, boronica, manaferra;
Arra, kikirikë; bajame, fistikë;
Vaj ulliri;
Peshku;
Fasule;
Ushqime të pasura me proteina, biotinë (vitamina H) dhe omega-3
Si ndikon skalpi i kokës?
Besojeni apo jo, skalpi luan një rol të rëndëisshëm në rritjen e flokëve. Nëse skalpi është i ashpër, i thatë e me kore, rritja e flokëve do të jetë shumë e ngadaltë.
Stili i jetës, dieta dhe medikamentet mund të ngadalësojnë proçesin e rritjes së flokëve, kështu që një skalp i pastër dhe i shëndetshëm është me të vërtetë favorizues. Lani flokët rregullisht dhe mos e “mbytni” kokën me shumë produkte kimike gërryese.
Përdorimi i mjeteve të nxehta si tharësja, pjastra, masha etj shumë shpesh ose shumë afër kokës mund të dëmtojë flokët në rrënjë dhe ta parandalojë rritjen, prandaj përpiquni t’i përdorni ato me masë.
Ju jeni të detyruar ta ekspozoni kokën tuaj ndaj elemente të ashpër, por ka disa hapa për t’i mbrojtur:
Flokët e lagur janë shumë të brishtë, prandaj përdorni një furçë të lagur për të shmangur dëmtimin;
Përdorni balsam sa herë i lani;
Përdorni një peshqir të lehtë për t’i tharë që të parandaloni këputjen;
Përdorni jastëkët e mëndafshit në vend të pambukut;
Përdorni maska dhe trajtime, të tilla si Olaplex, për të ndihmuar në forcimin e flokëve.
Vitaminat për rritjen e flokëve
Nëse vetëm dieta ushqimore nuk ju ndihmon, atëherë mund të përdorni shtojca të këtyre vitaminave:
Biotin;
Vaj peshku;
Vitaminat C, B dhe D;
Hekur;
Omega-3 dhe acide yndyrore;
Nutrafol;
Detox flokësh;
Ducray Anacaps Activ +.
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...
Cepeda: I nderuar ta prisja Osmanin në Senat
Atletico Madrid deklason Spartan e Rrahmanit dhe Krasniqit