Si të zgjoheni herët në mëngjes? 5 këshilla që do ju ndihmojnë

01:42 | 13 Shkurt 2020
Trina Galanxhi

Disa njerëz e kanë tepër të vështirë të çohen herët në mëngjes, sidomos ata që pëlqejnë të qëndrojnë zgjuar deri vonë në fundjavat e tyre dembele.

Këto janë 5 këshilla efektive që do ju ndihmojnë të çoheni herët:

1- Gjeni një arsye të mirë për tu çuar herët

Para se të shtriheni për të fjetur, hidhini edhe një herë një sy listës së gjërave që do bëni nesër. Ri-organizoni planet tuaja në mënyrë që detyrat më të vështira dhe më me përgjegjësi t’i përfundoni në mesditë. Do të vëreni ndryshime pozitive në aftësitë tuaja të menaxhimit të kohës sepse mëngjesi është koha e duhur për të qenë produktivë dhe të suksesshëm në punë.

2-Nëse zgjoheni pak më herët, çohuni menjëherë nga krevati

Nëse e keni vënë alarmin në orën 6 të mëngjesit por i hapni sytë në 5:40 mos t’ju vijë keq për minutat e humbura. Nuk ka kuptim të flini sërish. Mendoni pozitivisht sepse keni 20 minuta më shumë kohë për veten tuaj.

3- Zgjohuni në të njëjtën kohë në ditët e javës dhe në fundjavë

Po, mund të duket si diçka e vështirë në fillim, por shumë shpejt truri dhe trupi juaj do mësohet me këtë gjë.

4-Kërceni

Provoni të kërceni e të hidheni nga krevati menjëherë sapo zgjoheni. Disa kërcime do e ndihmonin trupin tuaj të fitonte më shumë energji.

5-Hapni dritaren

Ndonjëherë edhe pasi jeni çuar nga krevati, ende ndjeheni sikur mendja juaj është ende në gjumë. Hapni dritaren ose akoma edhe më mirë, dilni në ballkon kur moti është i mirë. Merrni frymë thellë dhe do të shihni gjithçka shumë qartë./ Living

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme