Edhe pse stina e verës nuk mund të mendohet pa veshjet e lehta, fundet dhe fustanët e hollë, sërish nuk është akoma kohë për të fshehur në dollap pantallonat e gjatë xhins.
Këta pantallona janë padiskutim veshja kryesore që gjendet në gardërobën e gjithsecilit dhe nuk do t’i ndërronim me asgjë në botë.
Janë të bukura, lehtësisht të kombinueshme në çdo moment të ditës, por mbi të gjitha janë komode dhe mund t’i vishni në çdo ambient, qoftë punë, shkollë ose një kafe pasditeje me miqtë. Por jeni të bindur që blini gjithmonë masën e duhur.
Ndoshta kur shkoni në dyqan i hidhni një sy numrit, bëni provë trukun e mbërthimit të belit pas qafës, por ka edhe instruksione të tjera që mund t’ju ndihmojnë, sidomos si të zgjidhni xhinset e duhura duke iu përshtatur formës suaj të trupit.
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...
“Mbaje përgjegjësinë”, Sara e rreptë me Drilonin – por pse?
Dardan Berisha: Kosova ndaj Irlandës do ta tregojë fytyrën e...
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...