Kremi pudër është produkti thelbësor i çantës së kozmetikës, e si rrjedhojë, produkti i bukurisë për të cilin duhet të shpenzojmë më shumë. Cilësia nuk është karakteristika e vetme ndaj së cilës duhet të tregojmë kujdes, por formula, ngjyra që duhet të na shkojë dhe mbi të gjitha përshtatshmëria sipas llojit të lëkurës janë gjithashtu shumë të rëndësishme. Shpeshherë jemi në dilemë për zgjedhjen e kremit pudër dhe gabojmë në zgjedhjen e tij, duke përfunduar në një rezultat jo të këndshëm. Living sjell disa sugjerime, në mënyrë që të shmangni gabime të tilla.
LËKURË ME AKNE DHE SHENJA
Nëse kërkoni mbulim të lartë, për të kamufluar shenjat në fytyrë, por pa e dëmtuar lëkurën, ne ju këshillojmë CAMOUFLAGE HIGH COVERAGE SPF 30. Ofron mbulim optimal dhe SPF të lartë për të mbrojtur lëkurat e acaruara. Të gjithë kremrat pudër të Rilastil nuk i bllokojnë poret, nuk shkaktojnë acarime dhe mund të përdoren edhe për lëkura shumë të ndjeshme.
LËKURË E THATË/ LIFTREPAIR FOUNDATION
Lëkurat e thata kërkojnë hidratim më të thellë. Zgjedhja ideale për këtë tip lëkure është kremi pudër Liftrepair. Ai riparon dhe i jep elasticitet lëkurës, njëkohësisht dhe e mbron nga rrezet e dëmshme, falë SPF 15.
LËKURË NORMALE/ LIGHTFUSION FOUNDATION
Lëkurat normale zakonisht nuk kanë nevojë për një mbulim të lartë, ndaj për t’i dhënë një nuancë të bukur lëkurës këshillojmë një krem pudër me pika, me mbulim të lehtë dhe ngjyrë të ngrohtë. Lëkura do të duket e shëndetshme dhe aspak e ngarkuar.
MAKE UP PRIMER
Pas hidratuesit, produkti i parë që kërkon lëkura është primer-i. Ai njëtrajtëson lëkurën, redukton poret dhe papërsosmëritë e saj, por edhe rrit qëndrueshmërinë e kremit pudër. Një karakteristikë tjetër e primer-it të Rilastil është efekti i lehtë lifting, i cili zbeh rrudhat e mimikës dhe e bën lëkurën të duket e çlodhur. Mund të përdoret nga të gjitha moshat.
LËKURË MIKSE E YNDYRSHME
Lëkurat mikse dhe të yndyrshme kanë pore të zgjeruara, falë prodhimit të tepërt të yndyrës. Ato kërkojnë një krem pudër me efekt mat, i cili të mos nxisë prodhimin e aknes (jo komedogjene). Njëkohësisht, do të qëndrojë në lëkurë për një kohë të gjatë. Dy alternativat nga Rilastil: MATTFUSION FOUNDATION dhe LONG LASTING FOUNDATION.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...