Thuani “Jo” fytyrës fantazmë!
Themeli apo baza (foundation) e grimit mund të rregullojnë apo dëmtojnë pamjen tuaj. Këtu, po ju paraqesim 7 truqet tona të testuara që të dukeni sa më natyrale:
Zgjedhni nuancën e duhur
Përzgjedhja e nuancës është rregulli bazë kur bëhet fjalë për pudrën e lëngët. Para blerjes. së pari duhet ta testoni atë, duke marrur dy-tri nuanca që mendoni se përputhen me lëkurën tuaj dhe ta provoni në qafë. Pas rreth një ore përafërsisht, kontrolloni se cila nuancë shkrihet më mirë në lëkurën tuaj – dhe ajo do të jetë nuanca më e duhur.
Gjithmonë filloni me hidratues.
Kujdesi ndaj lëkurës është gjithnjë në rend të parë! Aplikoni një hidratues të lehtë në fytyrën tuaj dhe lëreni të qëndrojë të paktën për 5 minuta para se të vendosni pudrën e lëngët apo bazën. Hidratuesi lejon që pudra e lëngët të shtrihet më lehtë dhe ndikon në kujdesin e lëkurës suaj.
Mos aplikoni mbulim të plotë me puder të lëngët, vetëm nëse e keni patjetër
Ruani mbulimin e plotë me pudren e lëngët vetëm për raste të veçanta. Për çdo ditë të zakonshme është më mirë që të përqëndroheni në baza që ju ofrojnë kamuflim mesatar. Kremat BB ose CC janë një alternativë e shkëlqyer për bazë ditore, sepse funksiojnë pothuajse për çdo lloj të lëkurës.
Përdorni mjetet e duhura për aplikim
Lexoni edhe këtë: 11 gjërat që e bëjnë të dashurin tuaj të lavdërohet për ju
Sa më të dendura të jenë brushat, aq më i trashë është edhe aplikimi, thekson Nicole Ceballos, artiste e makeup-it. Rekomandohet përdorimi i brushave më të holla apo të lirshme, në mënyrë që mos të aplikohet shumë trashë në lëkurë.
Mos e anashkaloni pluhur pudrën dhe të përqendroheni vetëm në kremin apo pudrën e lëngët
Duke përdorur një brushë të butë, aplikoni lirshëm pak pluhur pudër në zonat më të yndyrshme të lëkurës suaj.
Përzieni mirë bazën nga veshët deri poshtë qafës suaj
Sigurisht që nuk dëshironi të dukeni si një fantazmë apo kokë lundruese, duke iu dalluar nuanca e fytyrës me atë të qafës? Shtrijeni mirë bazën edhe poshtë qafës në mënyrë që të keni nuancë të njëjtë.
Përfundoni me bronzer dhe skuqës të faqeve
Aplikoni bronzer për të ngrohur paksa tonin e lëkurës suaj dhe bëjeni që baza apo pudrën e lëngët të duket më e natyrshëm. Pastaj, aplikoni edhe pak skuqës rozë për të shtuar pamjen sa më natyrale faqeve tuaja./femra.net
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës
Vrasje në tentativë në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar
Gjesti e prish festën teksa Xheneta i bënë ‘twerk’ Vullnetit
Atentati në Vlorë, i plagosuri në gjendje të rëndë shëndetës...
Modric hynë në histori të Real Madridit, bëhet lojtari më i ...
HRW: Kufizimi i ujit në Gaza nga Izraeli përbën një akt gjen...