Kur ish-i përdor ditëlindjen tënde si arsyetim për të të shkruar, ai ose ajo dëshiron të të urojë ditëlindjen apo është një mundësi për të rihapur dyert e komunikimit?
Nuk duhet të ketë rëndësi për ty. E gjitha varet nga ti si do e menaxhosh.
Po ndërtojmë një panoramë.
Ka gjashtë muaj që kur zemra jote e thyer është ngjitur dhe flokët po e marrin veten nga prerja ekstreme e ballukeve dhe duhet të flasësh me fajtorin për të gjitha këto, për herë të parë pas fjalëve dramatike të ndarjes.
Por ditëlindja, ose ndonjë festë tjetër, po vjen dhe ti po pret që ai ose ajo do të shkruajë.
Qoftë një mesazh ose një email, më e mira është të përgjigjesh shkurt dhe prerë, nëse ke zgjedhur të mos angazhohesh më. Mos bjer në të njëjtën histori.Kujtohu që ti sapo ke nisur të vlerësosh veten përsëri.
Nëse je ndjekëse e “Rregullit të asnjë kontakti” në sjelljet pas ndarjes, mbështetu te çfarë shkruajnë librat:Këto raste kthehen në mundësi për t’u siguruar që nuk të kanë harruar dhe për të vendosur veten në qendër të mendimeve të tjetrit.
A mundet një kartolinë ose një mesazh të ndryshojë mendjen tënde, të ndërgjegjësojë për mungesën, të shtyjë të kthehesh te ai duke të bërë ta duash përsëri? Është një medalje me dy anë sepse një pjesë jotja do trishtohej nëse ai ose ajo nuk të shkruan, por ti do mërzitesh edhe më shumë nëse ai ose ajo e bën këtë.Çfarë duhet të bëjë ai ose ajo?
Nëse ne nuk analizojmë më pse-të dhe thjesht vazhdojmë përpara, do të ruajmë kontrollin dhe do të shmangim tundimin për të rindjerë dhimbje.
Në fund të fundit, ti ke ditëlindjen!
Duhet të jetë një ditë me festime, sesa një ditë e harxhuar duke pyetur veten çfarë kuptimi ka pas urimeve.Por nëse po mendon nëse ai është zhytur në kujtime për ty pas mesazhit, më mirë të mos e imagjinosh. Ja një përshkrim i dikujt që ditën e ditëlindjes pati një epifani tjetër!
Ditëlindja. Mesazhet vërshonin dhe unë ndihesha speciale siç do ndihej kushdo. Një gjë mund ta thosha me bindje, ky vit më solli më shumë“t-EX-t messages” sesa çdo vit . Kishte diçka në ajër.
Mund të ketë qenë qëndrimi im moskokëçarës që po hyja në vitin e fundit të shifrës 20, por pastaj ndodhi. Ishte ai.
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...
Sveçla: Grupet terroriste sponsorizohen nga Serbia