Ka disa alternativa për të mos shpenzuar para për hotelin gjatë udhëtimeve nëpër botë. Një prej tyre është rrjeti “home exchange” nëpërmjet të cilit mund të ofroni shtëpinë tuaj në këmbim të dikujt tjetri, në cilindo qytet të botës që doni të vizitoni.
“Couch surfing” është një tjetër mënyrë për të udhëtuar në çdo vend të botës, mjafton të gjesh dikë që të lëshon divanin e shtëpisë, dhomën e miqve apo dhe gjithë apartamentin.
Nga udhëtimi në qytetin që keni ëndërruar gjithmonë të shkoni ju ndajnë vetëm disa klikime me mousin e komjuterit. Sa herë që bëhemi gati të udhëtojmë për turizëm apo thjesht për pushime gjithmonë mendojmë sesa shumë do të na kushtojë hoteli për të fjetur.
Por sot në internet mund të gjesh disa shërbime që të ofrojnë mundësinë të udhëtosh pa shpenzuar shumë dhe sidomos pa paguar as edhe një qindarkë për hotelin.
Një prej tyre është këmbimi i shtëpive. Pra ti në Tiranë mund të këmbesh shtëpinë më dikë në Londër, mjafton që ti të kesh dëshirë të udhëtosh në Londër dhe tjetri dëshiron të vizitojë Tiranën.
Një tjetër mënyrë është dhe “couch surfing”, që do të thotë të gjesh dikë që të hap derën e shtëpisë ose të lëshon divanin për të fjetur. Në Shqipëri shumë pak persona i praktikojnë këto mënyra udhëtimi
Medon Berisha flet pasi është kthyer në një titullar të padi...
Liverpooli synon ta transferojë senzacionin e Brightonin kët...
MMPHI: Të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ne janë të kaluesh...
Kurti: Prokuroria ka intervistuar kryeministra edhe më herët...
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sulme...
Edmond Lajqi pranon fajësinë për vrasjen e gruas: I kërkoj f...