Ditë e fundit me siguri keni vënë re që shumë femra kanë filluar të heqin nga përdorimi çizmet dhe këpucët e rënda dimëore për t’i lënë vend sandaleve e balerinave shumëngjyrëshe.
Por krahas këtij rizgjimi pranveror, me siguri ju kanë zënë sytë edhe leukoplastët e ndryshëm që shpesh duken mbi këpucë. Duhet ta pranojmë që sandalet dhe këpucet pranverore kanë një minus të madh: flluskat që formohen në shputat e këmbëve. Ecja dhe qëndrimi në këmbë për orë të tëra, djersitja, mbathja e këpucëve pa çorape apo dhe vetë shtrëngimi i tyre krijojnë habitatin ideal për formimin e qeskave të dhimbshme me lëng që njihen ndryshe si flluska. Flluskat janë përgjigjja auto-imune e trupit tonë për t’u mbrojtur nga fërkimi i lëkurës me djersën ose materialin e këpucëve e sandaleve. Ju mund t’i trajtoni ato me metoda natyrale të thjeshta dhe që nuk ju rëndojnë xhepin.
Xhel Aloe vera: Xheli i bimës së Aloe veras ka veti anti-inflamatore të forta. Ai lehtëson çdo lloj inflamacioni siç janë në këtë rast enjtja dhe skuqja e lëkurës. Ai ka gjithashtu aftësi hidratuese.
Uthulla e mollës: Uthulla e mollës parandalon inflamacionin e lëkurës. Merrni një tampon pambuku dhe njomeni me uthull molle , vendoseni butësisht rreth zonës së flluskës dhe mbajeni për disa minuta.
Pasta e dhëmbëve (kolinozi): Mund ta keni përdorur në fytyrë, për larjen e shumë objekteve, por ky produkt ka efekt shumë pozitiv në qoftë se keni probleme me flluskat.
Vazelina: Në qoftë se doni të eleminoni sa më shpejt të jetë e mundur flluskat e fryra pas këmbëve futini në ujë të ngrohtë dhe pas fshirjes lyejini me vazelinë.
Victoria Beckham zbulon arsyen pse nuk buzëqesh kurrë në fot...
Rusia sulmon me një numër rekord dronësh 17 rajone të Ukrain...
“Ishalla nuk shymesh tash ti”, i thotë Xheneta-Drilonit
Nura e zëvendëskomandanti i KFOR-it flasin për situatën aktu...
Izraeli e bombardon Bejrutin, teksa liderët e tij pritet të ...
Anisa e ashpër ndaj Gjestit dhe Leos, pasi ky i fundit ia vo...