Oksitocina ose siç e quajmë “hormoni i dashurisë” ka një rëndësi të madhe në jetën e çdo njeriu, e sidomos sepse sekretimi i saj zgjon humor të mirë dhe emocione pozitive.
Ky hormon i dashurisë na bën që të ndihemi më të kënaqur dhe më të lumtur, transmeton portal arbresh.info
Është gjithashtu një nga faktorët kyç mes nënës dhe foshnjës, sepse “inicon” lindjen dhe lehtëson ushqyerjen me gji, por është përgjegjës edhe për ‘fluturat në stomak”, pasionet, intimitetin dhe lumturinë.
Mënyrat për ta stimuluar këtë hormone janë:
Meditimi
Përveç përfitimeve të shumta që sjell meditimi, një studim i vitit 2013 sugjeroi se ai gjithashtu mund të ndihmojë në rritjen e niveleve të oksitocinës. Studimi thotë se anketuarit, të cilët meditonin çdo ditë për një muaj, ndjenin një përmirësim në humor. Ata patën shumë më tepër emocione pozitive në atë rast se në periudhën e mëparshme.
Muzika
Muzika shpesh nga ndihmon që të ndihemi më mirë, por gjithashtu përmison përqendrimin dhe motivimin. Disa studime kanë treguar se dëgjimi i muzikës mund të ndihmojë në sekretimin e “hormonit të dashurisë”. Studimi tregoi se pacientët që i janë nënshtruar operacionit në zemër dhe më pas kanë dëgjuar muzikë, kanë shfaqur nivele më të larta të këtij hormone. Një studim tjetër tregoi se këngëtarët kishin një dozë më të lartë të oksitocinës pas mësimeve të këngës, ata kishin më shumë energji dhe ndjenja pozitive sesa përpara këndimit, transmeton portal arbresh.info
Masazhimi
Një studim i vitit 2012 tregoi se 15 minuta masazh jo vetëm që mund të ndihmojë një person të relaksohet, por edhe të ndihmojë në sekretimin e oksitocinës. Përveç relaksimit të muskujve të tensionuar dhe largimit të stresit, do të ndiheni edhe më mire.
Koha me miqtë
Miqësitë mund të veprojnë si trajtim shumë i mirë i stimulimit të hormonit të dashurisë. . Përveç thellimit të marrëdhënies suaj, miqtë mund t’ju ndihmojnë të ndiheni më mirë dhe më të sigurt, ndaj mos ikni nga shoqëria as në ato “ditë më të këqija”.
Gatimi
Gatimi mund të shkaktojë një humor të shkëlqyeshëm tek njerëzit që e kryejnë këtë proces, por edhe tek ata që e konsumojnë atë. Studimet kanë treguar se ndarja e ushqimit mund të rrisë sekretimin e oksitocinës. Mos harroni kohën nga tavolinat e shkollës dhe ushqimet e ndara me miqtë.
Përkdhelja e kafshëve
Shumë studime kanë treguar se njerëzit që kanë një kafshë shtëpiake, veçanërisht një qen apo mace, të cilët përqafohen çdo ditë, janë shumë më të lumtur dhe me humor më të mirë. Përveçse t’i dhuroni momente kënaqësie, ledhatimi i kafshës mund të veprojë si një ilaq i vërtetë./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...