Mund të ndodhë që gjatë jetës tuaj të takoni njerëz që nuk i pëlqeni.Vetëm nëse keni ndonjë anomali gjenetike mund të mos ndodhë kjo gjë. Mund të jetë vjehrra juaj apo ndonjë koleg, apo kushdo tjetër me të cilin thjesht nuk përshtateni dot.
Sipas Deep Patel, autor i librit Fabula e një djaloshi: 11 Principet e Suksesit, ju ndihmojnë të kujtoni që askush nuk është perfekt, transmeton Ekonomia Online.
Përpiquni ta zhvendosni perspektivën tuaj në mënyrën që njerëzit e suksesshëm bëjnë. Më poshtë janë disa këshilla nga Patel dhe disa burime të tjera si Psikologjia Sot.
Sa më shumë shpresojmë të pëlqejmë çdo njeri që takojmë, aq më pak e arrijmë këtë. Patel thotë që hapi i parë për t’u përballur me njerëzit që nuk përshtatemi dot është që të pranojmë që askush nuk shkon mirë me të gjithë, dhe kjo është në rregull. Kjo nuk do të thotë që ju jeni njeri i keq, dhe as ata sigurisht.
Sipas psikologes Susan Krauss në një postim në blogun Psikologjia Sot, është e mundur që ju dhe dikush tjetër mos të përshtateni dot. Konsulentja dhe autori Beverli D. Flaxington shpjegon në një post tjetër që stilet tona të sjelljes variojnë nga njerëzit. Disa janë dominues ndërsa të tjerë janë më të brishtë si natyrë. Disa janë optimistë ndërsa disa të tjerë e konsiderojnë veten “realistë”.
Në një kërkim nga Hamstra dhe të tjerë autorë u pa për diçka të quajtur “rregullim përshtatjeje,” që përkthehet si: ne bëjmë më shumë përpjekje për gjërat që na pëlqejnë. Ka shumë mundësi të mos shijoni komunikimin me disa njerëz dhe ju nuk bëni përpjekje të përshtateni me ta. Me kalimin e kohës, kjo mungesë përpjekjeje kthehet në përbuzje.
Krauss thotë që ju duhet të përpiqeni të shikoni se si sillen njerëzit. Njerëzit e bashkëshortit tuaj mund të mos kenë dashur t’ju bëjnë të mendoni se në sytë e tyre nuk jeni e zgjuar mjaftueshëm, apo kolegu juaj nuk po përpiqet t’ju sabotojë.
Edhe nëse personi me të cilin keni vështirësi të përshtateni ju acaron me qëllim, të nevrikoseni me të mund t’ju bëjë të dukeni keq.
Patel thotë që është e rëndësishme të kujtoni që emocionet tuaja kanë rëndësi, por jeni ju personi që kontrolloni mënyrën si reagoni në situata të ndryshme. Njerëzit mund t’ju çmendin nëse ju e lejoni veten që ata ta bëjnë diçka të tillë. Kështu mos lejoni që inati t’ju nxjerrë jashtë kontrollit.
“Nëse dikush po ju çon në rrugë të gabuar”, kontrolloni emocionet tuaja. Buzëqeshja është një zgjidhje mjaft e mirë.
Pateli thotë që çelësi është që ta trajtoni çdo njeri që takoni me të njëjtin respekt. Kjo nuk do të thotë se duhet të bini dakord me një person që nuk e pëlqeni ose të aprovoni gjërat që ai thotë, por duhet të silleni si njeri i civilizuar dhe të jeni i sjellshëm.
Më shumë se mosrënie dakord me diçka, me shumë mundësi është keqkuptim. Nëse ju seriozisht nuk bini dakord me dikë, atëherë përpiquni ta shikoni nga këndvështrimi i tyre.
Përpiquni të mos reagoni keq, sepse ata mund t’jua kthejnë duke nënkuptuar gjëra jo të këndshme. Përpiquni të ngriheni mbi gjithçka duke u fokusuar në fakte dhe përpiquni të injoroni mënyrën se si personi tjetër është duke u sjellë, s’ka rëndësi sa sarkastik apo acarues është ai. Përqendrohuni te çështja, jo te individi, thotë Patel.
Nëse keni nevojë për hapësirë merreni atë. Keni ju të drejtë të vendosni se kur mund të komunikoni me dikë. Presidenti i TalentSmart Dr. Travis Bradberry shpjegon shumë thjeshtë në një postim në LinkedIn: Nëse dikush është duke pirë duhan, do të qëndroni me të gjithë pasditen dhe të përballoni edhe paketën e dytë të duhanit që ai mund të fillojë të pijë? Jo, ju do të dilni jashtë të merrni pak ajër të pastër.”
Zakonisht, mënyra se si komunikojmë është më e rëndësishme se ajo çfarë themi. Nëse dikush po ju bezdis vazhdimisht dhe po ju çon drejt problemeve të mëdha, është koha të thoni diçka.
Gjithsesi, konfrontimi nuk ka pse të jetë agresiv. Patel rekomandon të përdorni përemrin “Unë”, për shembull “Unë mërzitem kur ju bëni këtë gjë, mund të bëni këtë tjetrën në vend të kësaj?”
Krauss thotë që mund të jetë ide e mirë të përdorni një person tjetër si ndërmjetës në këto diskutime sepse mund ta sjellin situatën në nivelet e objektivizmit. Ju mund të mos bëheni miq, por mund të gjeni një mënyrë për të komunikuar dhe punuar bashkë në mënyrë efektive.
Ndonjëherë është e lehtë t’i lejoni gjërat të rrjedhin. Jo çdo gjë meriton kohën dhe vëmendjen tuaj. Ju duhet të pyesni veten tuaj se nëse në të vërtetë doni të bëni paqe me personin, apo më mirë të harxhoni kohën duke u marrë me punën tuaj.
Patel thotë që mënyra më e mirë për ta zbuluar këtë është të peshoni nëse çështja është sipas situatës.
Nëse kuptoni që dikush po ju nënvlerëson mos bini pre e tij. Gjëja më e keqe që mund të bëni është të justifikoheni. Patel thotë që kjo gjë mund t’ju japë atyre më shumë fuqi. Në vend të kësaj, kthejeni fokusin te ata dhe pyetini se çfarë problemi kanë ata me mënyrën se si silleni apo çfarë bëni ju.
Nëse ata fillojnë t’ju tallin ju, kthejuani mbrapsht. Nëse ata duan që t’i trajtoni me respekt, ata duhet ta fitojnë atë duke u sjellë në mënyrë të sjellshme me ju gjithashtu.
Nëse doni të bëni dikë të bjerë dakord me ju, ka disa hile që mund të përdorni. Flisni shpejt kur nuk jeni dakord me dikë kështu ata të kenë pak kohë të kuptojnë atë që po thoni. Nëse mendoni se mund të jenë dakord me ju, flisni ngadalë që ata të kuptojnë mesazhin tuaj.
Nëse dikush po ju ngre nervat, nuk duhet ta lejoni të ndikojë në lumturinë apo suksesin tuaj.. Nëse zbuloni që komentet e tyre po ju ndikojnë, pyesni veten përse. Jeni i vetëdijshëm për diçka, apo i stresuar rreth një çështjeje në punë? Nëse është kështu, fokusohuni te kjo gjë në vend që të dëgjoni ankesat e njerëzve. Mos e krahasoni veten me dikë tjetër. Në vend të kësaj kujtojini vetes arritjet tuaja, dhe mos lejoni dikë t’ju shqetësojë sepse kjo mund të prishë ditën tuaj./eo/
Spiunohen politikanët amerikanë/ Pekini tentoi të ndërhynte ...
Këto janë 4 komunat që prijnë me transparencën buxhetore
Kukaj: Sistemi arsimor të fokusohet tek edukimi i mirëfilltë...
Hapen aplikimet për stacionet e plazheve, Kumbaro: Vetëm për...
Para ndeshjes me Rumaninë, delegacioni i FFK-së mirëpritet n...
Ramosaj: Doracaku për “Edukim seksual” i papranueshëm, s’mun...