Çfarë do të thotë të jesh nënpeshë?
Përgjithësisht, një person nënpeshë konsiderohet ai/ajo që ka një indeks të masës trupore (BMI) nën 18.5. Nëse BMI është mbi 25, personi konsiderohet mbipeshë dhe mbi 30, bëhet fjalë për obezitet. Gjithsesi duhet të keni parasysh që BMI (llogarite këtu) merr në konsideratë vetëm peshën dhe gjatësinë, nuk merr parasysh masën e muskujve. Që do të thotë se disa njerëz vërtet mund të jenë të dobët, por kjo s’do të thotë që nuk janë të shëndetshëm. Pra, nëse jeni nënpeshë, pra BMI juaj është nën 18.5 nuk do të thotë domosdoshmërisht se keni një problem shëndetësor.
Si të merrni peshë në mënyrë të shëndetshme
Nëse doni të keni disa kilogramë më shumë, nuk do të thotë që të abuzoni me pijet freskuese apo ëmbëlsirat, pasi kjo nuk është e shëndetshme. Nuk janë të pakta rastet kur njerëzit me peshë normale, ose pak nënpeshë, kalojnë në diabet të tipit 2 ose përjetojnë sëmundje kardiovaskulare dhe probleme të tjera shëndetësore, thjesht nga abuzimi me ushqimin në përpjekje për t’u shëndoshur.
– Hani më shumë proteina
Muskuli është i përbërë nga proteina dhe pa ato, shumica e kalorive shtesë përfundojnë si yndyrë e trupit (dhjam). Ushqime të pasura me proteina janë mishi, peshku, vezët, produkte të qumështit, arrat etj.
– Hani të paktën 3 vakte të bollshme dhe hani midis vakteve
Sigurohuni të hani të paktën tre vakte në ditë dhe mundohuni që të konsumoni diçka si fruta të thata midis vakteve.
– Hani ushqime me salca dhe erëza
Një ndër gjërat më problematike të njerëzve nënpeshë është se nuk kanë oreks për ushqim dhe zakonisht e kanë të vështirë ta përfundojnë vaktin. Kështu shtoni salca dhe erëza për t’i dhënë shije. Sa më i shijshëm ushqimi, aq më shumë kalori.
– Ushqime që do t’ju japin energjinë e nevojshme: arra, bajame, kikirikë, rrush i thahtë, hurma, qumësht, kos, djathë, tërshërë, patate të ëmbla, mish pule, gjalpë kikiriku, çokollatë e zezë.
– Ushtrohuni me pesha
Në vend që kaloritë t’ju shkojnë si masa dhjamore, ushtrohuni me pesha në mënyrë që të depozitohen te muskujt. Shkoni në palestër 2-3 herë në javë dhe ngrini pesha. Niseni me pesha të lehta dhe rritini gradualisht. Nëse nuk shkoni dot në palestër (meqë është edhe kohë pandemie tani), stërvituni në shtëpi.
Këshilla të tjera:
1. Mos pini ujë gjatë ngrënies. Do të krijojë ndjesinë e fryrjes në stomak.
2. Hani më shpesh.
3. Pini qumësht.
4. Hidheni ushqimin në pjata më të mëdha. Nëse përdorni pjata të vogla, automatikisht hani më pak.
5. Flini gjumë mjaftueshëm.
6. Mos pini duhan.
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...