Mungesë gjumi ose gjum jo komod, lodhje psiqike ose edhe ushqim jo i shëndetshëm, stres në punë ose familje si dhe ndodhi tjera që ndikojnë direkt në rënjen e energjisë dhe vullnetit tuaj.
Shumica e njerëzve mendojnë se duke marrë një çokolatë apo diç të ëmbël do të marrin energjinw e nevojshme dhe do fitojnë forcën e mjaftueshme për të vazhduar ditën. Kjo është e vërtetë që ndodhë por zgjatë vetëm disa minuta. Sheqeri i rafinuar ka aftësi të shtojë energjinë tonë për disa minuta ,rreth 15 deri 20 min. Pas kësaj kohe rikthehemi në gjendjen e njejtë por me dëshirën që të marrim përseri edhe një kockë nga çokolata jonë dhe kështu ngadalë bëhemi të varur nga embëlsirat në njërën anë dhe në anën tjetër shkojmë duke shtuar kilogramët. Pra, dëmet janë të theksuara që me kalimin e muajve dhe viteve bëhen shkak për sëmundje të ndryshme.
Të shtojmë energjinë në rrugën e duhur!
Keni nevojë për energji shtesë, keni nevojë për forcë në trupin e mendjen tuaj. Të shtojmë energjinë në mënyrë të shëndetshme dhe të marrim ate që ringjallë organizmin tonë.
Ju këshillojmë smoothin në vazhdim.
Smoothi për shtimin e energjisë:
300 ml jogurt
2 pjeshkë
1 banane
1 mollë
1 lugë çaji mjaltë
1 lugë gjelle fara chia
5 gjethe të freskëta spinaqi
2 arra të copëtuara
Përgatitja:
1. Pastroni të gjithë përbërësit, qërojini dhe preni në copa të vogla.
2. Më pas, vendosni në blender (mikser elektrik) jogurtin.
3. I qerojmë arrat dhe i vendosim në blender.
4. E qëroni mollën, bananen dhe e prisni në copa të vogla e e hudhni në blender. E hudhni edhe pjeshkën.
5. I përziejmë për 1 deri 2 min.
6. Në minutin e fundit i shtoni edhe gjethet e freskëta të spinaqit, 1 lugë mjaltë dhe 1 lugë gjelle fara chia.
7.Vazhdoni përzierjen edhe për 30 sekonda derisa masa të jetë homogjene dhe gjithçka është gati.
Koha e përgatitjes është 5 minuta.
Përdorimi: e përshtatshme për të gjitha moshat (edhe për fëmijë + 2 vjec).
Dobitë shëndetësore:
Bananet:
Kanë vlera të larta kalorike, duke i bërë ato një burim të shkëlqyer energjie. Është mirë ta fillojmë ditën me të por patjetër të kombinuar edhe me përbërës tjerë. Ka rol të rëndësishëm në një sërë procesesh metabolike në organizëm. Bananet janë të pasur ne kalium, vitaminë C, vitaminë A, kompleksin e vitaminave B magnez. Bananet përmbajnë një përbërs që quhet cytolcin që ndikon në forcimin e sistemin imunitar.
Molla:
Njihet kohë të gjatë si një ushqim që ndikon në ekuilibrimin e sistemit tretës. Përmban natrium, hekur, fosfor, mangan, bakër, zink, disa alkaloide, geraniol, acetaldehid, pektin, sheqer, thartirë të mollës. Ka prezencë edhe të vitaminave sidomos vitamina A, B dhe C. Molla jep efekte mjaft pozitive në stomak dhe në lëvizjen e zorrëve. Acidet e mollës pengojnë zhvillimin e baktereve në zorrë. Prezenca e fibrave dietale e bën edhe më të shëndetshme përdorimin.
Mjalti
Përmban Vitaminë B1, B2, A, niacinë dhe midis lëndëve minerale, kalcium, fosfor, magnez, hekur etj, që vijnë nga nektari në raport me llojshmërinë e luleve që bletët i kanë shfrytëzuar si dhe nga klima dhe stina e vitit. Mjalti ndikon në funksionimin më të mirë të sistemit imunitar, sistemi limfatik dhe qarkullimit të gjakut. Mjalti përmban në veti sasi të pasur të glukozës, fruktozave, vitamina të shumta, minerale, aminoacide, flavonide dhe hidroperokside etj., duke ndikuar direkt në shëndetin tonë. Mjalti pa asnjë dyshim mbetet njëri prej produkteve ushqimore më të shëndosha, dhe me efikasitet shumë të lartë shërues.
Farat Chia
Përmbajnë një sasi të konsiderueshme të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve si dhe janë janë të pasura me acide yndyrore Omega-3, proteina dhe fibra. Ato janë të shkëlqyeshme për një sërë procesesh metabolike në organizëm, ndikon mjaft pozitivisht në traktin tretës si dhe forcon mjaft imunitetin në organizëm.
Ndikon në funksionimin e muskujve dhe liron energjinë e duhur në trupin tuaj.
Jogurti:
Mjaft i përshtatshëm për sistemin tretës si dhe siguron sasinë e duhur të ushqyesve si kalciumi vitamina A dhe D, fosfori, kaliumi, zinku, magnezi, vitamina B12, riboflavina, niacina dhe proteina. Ndërsa përmban pak karbohidrate dhe yndyra. Këto vlera ushqyese kanë një rol të rëndësishëm në shëndetin e eshtrave, lëkurës dhe forcojnë sistemin imunitar. Mjaft i përshtatshëm për sistemin tretës.
Spinaqi
Përmban nivele të larta të kaliumi dhe hekuri, duke u renditur si një ushqim i shkëlqyer për trurin. Spinaqi është i mbushur gjithashtu me antioksidantë, si dhe përmbanë folate, magnez dhe vitamina E dhe K. Spinaqi njihet për vlerat e tij ushqyese, si një bimë me aftësi të jashtëzakonshme për të të kthyer energjinë, që rritë vitalitetin dhe përmirëson cilësinë e gjakut në përgjithësi.
Pjeshkët:
Janë burim i mirë i fosforit, hekurit, bakrit i cili i nevojitet organizmit për të,krijuar hemoglobinë dhe kolagjen, vitaminë B3, i cili është një faktor i rëndësishëm për metabolizmin dhe prodhimin e energjisë dhe kjo e bën të rëndësishëm si frut.
Pjeshka është mjaft e pasur me antioksidantë të cilët i mbrojnë qelizat e trupit nga dëmtimi dhe kështu zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare, disa lloje të kancerit dhe sëmundjeve kronike. Pjeshkat përmbajnë fenol, substancë e cila është antioksidanti i saj kryesor. Pjeshkët janë burim i rëndësishëm i vitaminës C e cila merr pjesë në mbrojtjen imunitare të organizmit.
Pjshka është mjaft e pasur me beta-kriptoksantin dhe beta-karotine, të cilat në organizëm shndërrohen në vitaminë A.
Nuk duhet harruar as prezencen e fibrave si mjaft të rëndësishëm në proceset e funksionimit të traktit tretës në organizëm.
Musliu: Rahoveci po rreshtohet me Bedri Hamzën
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...