Si të shpëtojmë nga fërkimi i tmerrshëm i kofshëve gjatë verës

21:05 | 20 Qershor 2019
Arbresh.info

Përveç gjithë sikleteve të tjera që vijnë me temperaturat e larta, vuajtja më e madhe është për gratë dhe vajzat! Përveç atyre që kanë një hapësirë të theksuar mes kofshëve, të tjerat e dinë mirë ndjesinë e tmerrshme të fërkimit të kofshëve gjatë verës.

Skuqje, dhimbje, djegie dhe në raste ekstreme kofshë që plagosen vetëm nga djerësitja! Gjithsesi, në shekullin e 21-të s’kemi ndërmend të jetojmë me një situatë kaq të parehatshme sa kjo.Prandaj përveç zgjedhjeve klasike që i keni dhënë deri tani siç janë vaselina dhe pudra, mbani vesh këtu.

Çfarë do t’ju shpëtojë është antidjersa (në formë rroll on-i). Nëse e keni dëgjuar dhe s’ja keni vënë veshin, mëkataret jeni ju! Ky lloj deodoranti është provuar që reziston gjatë nëse lyeni zonën e brendshme të kofshëve. Kjo, do t’ju lejojë të mos ndjeni dhimbje dhe pengesë gjatë kohës që ato fërkohen me njëra tjetrën në ecje e sipër. Përveç kësaj, do të ndiheni gjithmonë të freskëta në ditë të tilla.

Kështu, bëni ç’të doni, por kurrë mos dilni pa një deodorant (rroll-on) nga shtëpia.

Një tjetër alternativë mbeten korsetë, por vetëm nëse i rezistoni dot temperaturave të larta!

Pastaj, kujtoni diçka sa herë shihni që kofshët po ngjiten me njëra tjetrën. Jeni një hap më afër për t’u shndërruar në sirenë!

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme