Megjithëse temperturat janë të larta, jeni të detyruar të qëndroni në zyrë derisa të vijë periudha juaj e pushimeve.
Duhet t’i kushtoni vëmendje disa zakoneve të vogla që të bëni një kompromis me mirëqenien e këmbëve tuaja. I nxehti mund t’ju krijojë një lloj shqetësimi ose edhe dhimbje të gjymyrëve kur qëndroni ulur për një kohë të gjatë.
Për t’u ndjerë sa më të lehtësuara mjafton të shmangni këto gabime që shkaktojnë fryrjen e këmbëve kur jeni në zyrë:
Pozicioni si qëndrojmë ulur
Mënyra se si ulemi ndikon në qarkullimin e gjakut të këmbëve. Mbajtja gjithmonë e një pozicioni të caktuar të këmbëve pengon qarkullimin e rregullt dhe me kalimin e orëve na krijohen ënjtje. Shmangni edhe pozicionin e kryqëzuar të këmbëve sepse shton presionin dhe përkeqëson qarkullimin.
Veshja
Kur bën vapë na duhej një veshje e lehtë që të lëvizim e të marrim frymë lirisht. Shmangni veshjet sintetike dhe pantallonat tepër të ngushta. Kujdes me veshjet e ngushta tek pjesa e kofshëve, pulpave dhe kaviljeve, janë pikat kyçe ku shkaktohet fryrja e këmbëve.
Pushimi për kafe
Pas dira orëve punë, një kafe është mëse e merituar, apo jo? Megjithatë, në këto pesë minuta pushim ju duhet të rifitoni energjitë dhe do të ishte mirë që ta shmangit një kafe! Do të dehidratonte lëkurën dhe do të thante edhe lëngjet e organizmit. Më mirë zgjidhni një pijë të freskët dhe pastruese si çajra të ftohta bimore.
Këpucët me taka
Këmbët luajnë një rol themelor për të lehtësuar kthimin e duhur të gjakut nga gjymtyrët në drejtim të zemrës. Sidomos tani në verë, nxehtësia peshon në pjesën e poshtmë të këmbëve e t’i rëndojë ato. Shmangni takat shumë të larta të cilat do të mbanin këmbët tuaja në një pozicion jo shumë të rehatshëm duke shkaktuar edhe një fryrje të këmbëve.
Uji
Shpesh harrojmë të hidratohemi aq sa duhet. Hutohemi nga detyrimet e ngjeshura në vendin e punës. Duhet të konsumojmë të paktën 2l ujë në ditë për të shmangur fryrjen e këmbëve në zyrë deri në fund të ditës. Uji favorizon eleminimin e lëngjeve të tepërta.
Pushimi i drekës
Ndodh që kur jemi të zënë me punë, të mos kemi mundësi që të bëjmë një pushim të duhur për drekën dhe mund t’ju ndodhe ta gjeni veten duke ngrënë vaktin në tavolinën tuaj përpara kompjuterit. Do të bënit mirë të largoheshin nga kompjuteri të paktën për dhjetë minuta. Të hani ngadalë për të shmangur problemet e tretjes dhe fryrjes së stomakut që mund të keni më vonë. Është e dobishme që të hidhni edhe disa hapa për të stimuluar qarkullimin dhe lehtësuar këmbët.
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...