Si të ruani kujtesën ndërsa plakeni

01:56 | 8 Mars 2018
Trina Galanxhi

Numri i vdekjeve nga sëmundja e Alzheimer është në shifra alarmante. Kjo sëmundje renditet në vend të gjashtë ndërmjet shkaqeve të vdekjeve te personat në moshë të madhe. Shkencëtarët parashikojnë që numri i të prekurve me kalimin e viteve do të vijë në rritje.

Sipas studimeve, humbja e kujtesës fillon që rreth të 50-ave. Në këtë moshë performanca e trurit fillon dhe ulet. Te femrat ka një ndikim shumë të madh edhe hyrja në menopauzë. Shenjat e dementias vijnë nga çrregullimi hormonal që ndodh gjatë asaj  periudhe.

Moshën nuk e kontrollojmë dot, megjithatë ka disa gjëra që mund të bëni që të ruani kujtesën sa më gjatë.

Ruani një peshë të shëndetshme: edhe pse kjo është mirë për shëndetin tuaj në tërësi, është një formë shumë e mirë për të ruajtur aftësinë që të mbani mend. Nëse jeni mbipeshë përpiquni të hiqni disa kilogramë. Studimet tregojnë që humbja në peshë në atë moshë ka shenja pozitive dhe rrit performancën e trurit.

Flini mirë: numri i orëve të rekomandara për gjumë është e rëndësishme të bëhet i plotë. Ata që flenë më pak se 7-8 orë janë të rrikuar nga sëmundjet e zemrës, ataku diabeti, depresioni dhe së fundmi edhe nga humbja e kujtesës.

Ushtrohuni: ushtrimet fizike ju bëjnë mirë për zemrën dhe ju ndihmon të ruani një peshë të shëndetshme. Përveç këtyre, aktiviteti fizik parandalon edhe humbjen e kujtesës.

Pini kafe: kafeja ka shumë benefite. Studimet e fundit kanë treguar se femrat që konsumojnë rreth 2-3 filxhanë kafe në ditë janë më të privuara për të zhvilluar dementia./opinion/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme